E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, ceshtja ne Kushtetuese

Simbol i rendesise qe ka kjo ceshtje per opoziten, ishte fakti se argumentat perballe gjykatesve i mbrojti nje grup deputetesh te kryesuar nga nenkryetari i Kuvendit, Ylli Bufi.

“Ne kemi kundershtuar pasi nenet bien ndesh me Kushtetuten dhe ligjet e pushtetit vendor”, ka argumentuar Bufi.

Por perfaqesues te qeverise dhe ALUIZN-it thane se arsyeja e ndryshimit te ligjit dhe kalimit te disa kompetencave te pushtetit vendor tek Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Ndertimeve pa Leje ishte mosfunksionimi i pushtetit qendror ne disa raste qe sipas tyre bllokuan punen e kesaj agjencie.

“Kerkesa e bere nga pala paditese ishte e paligjshme. Masat e marra nga ne formalizojne te gjitha ceshtjet”, eshte shprehur perfaqesuesi i ALUIZN-it, Ferdinand Shehu.

Avokati i pales ankimuese ne Gjykate, Artan Hjadari kerkoi pezullimin e zbatimit te neneve per te cilat PS thote se bien ndesh me Kushtetuen dhe karten europiane te autonomise vendore deri ne marrjen e vendimit perfundimtar nga kjo gjykate.

Por trupi gjykues vendosi ta rrezoje kete kerkese duke premtuar ne fund se vendimi perfundimtar do te merret sa me shpejt te jete e mundur.

Debatet mes shumices, opozites dhe shoqates se pronareve per kete ceshtje kane qene ne vijimesi. Ligji u miratua per here te pare ne vitin 2004 kur qeverisnin socialistet, u ndryshua ne prill te vitit 2006 pas ardhjes ne pushtet te demokrateve pa votat e opozites se majte, u ankimua ne Gjykaten Kushtetuese nga shoqatat e pronareve dhe gjykata dha vendim vetem nje vit me vone duke rrezuar padine e pronareve.

Ligji u ndryshua serish ne prill te vitit 2008, ku u kthye ne Kuvend nga presidenti Topi per rishqyrtim dhe marrjen e konsensusit edhe nga opozita, por maxhoranca e miratoi ate serish pa ndryshime dhe pa konsensus.

Socialistet e paditen ligjin ne Gjyakten Kushtetuese, nderkohe qe procesi i legalizimeve ka pesuar nje zvarritje te dukshme dhe tjekalim afatesh te parashikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›