E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e jashtezakonshme ne SHBA nga zjarret

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka shpallur gjendjen e “fatkeqësisë natyrore” në shtetin perëndimor të Kolorados, ku zjarret kanë shkatërruar me shume se 346 shtëpi, ndërsa janë evakuuar rreth 35 mijë banorë. Autoritetet në Kolorado mund t`i shfrytëzojnë fondet federale të Shteteve të Bashkuara për perballimin me krizën. Zyrtarët thanë se të paktën një person ka humbur jetën nga zjarret afër Kolorado Springsit. Këto zjarre janë përshkruar si më të rrezikshmet dhe shkatërruese, që kanë goditur pjesën perëndimore të Amerikës me dekada, ndërsa është përfshirë një territor prej 67 kilometrash katrorë.. Zyrtarët thonë se perhapja e flakeve eshte ndihmuar mjaft nga kushtet atmosferike , ndersa shërbimi pyjor ka paralajmëruar se mund të duhen javë për të marrë nën kontroll zjarret.
Mijëra persona u detyruan të brakstisin shtëpite e tyre, ndërsa vijojnë të përhapen flakët e zjarrit .
Zjarri ka shkaktuar rreth $ 3.2 milionë dolarë dëme. Presidenti i vendit Barak Obama ka njoftuar se do të vizitojë vendin. Vendimi i tij për të deklaruar një katastrofë në këtë zonë bën fondet federale në dispozicion për përpjekjet e ndihmës lokale.
Zjarret janë gjithashtu janë përhapur në Montana, Utah, Neë Mexico, Nevada, Arizona dhe Kaliforni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›