Qeli psikiatrike per Breivik
Departamenti i Shëndetësisë në Norvegji ka vendosur të ndërtojë një “qeli psikiatrike”, në burgun Ila në Oslo, për autorin e masakrës së 22 korrikut Anders Behring Breivik, në rast se gjykata do ta shpallë atë me probleme mendore . Qelia, e cila do të ketë dhomën e ditës, dhomën e gjumit, banjon dhe dhomën për ushtrime, është cilesuar madje nga disa media norvegjeze si “Hoteli Breivik”.
E përditshmja norvegjeze Aftenposten, shkruan se për Breivik do të kujdeset cdo ditë një infermiere, por gjithashtu do të ruhet edhe nga punonjës të sigurisë. Sipas gazetës, disa kanë të drejtë të vlerësojnë se Breivik, pas vrasjeve që ka kryer, shpërblehet me luks. 33-vjeçari ka pranuar vrasjen e 69 personave në një kamp veror në ishullin Utoya dhe tetë të tjerëve në një sulm me bombë në Oslo, në korrik të vitit të kaluar. Ai pranoi vrasjen, por mohoi përgjegjësinë e sulmit. Nëse gjykata konstaton se ai është i aftë mendërisht, ai do të përballet me një dënim maksimal prej 22 vjet heqje lirie. Breivik ka argumentuar në gjykatë se nuk është i sëmurë mendor dhe se ai do të bëjë gjithçka për të shmangur shkuarjen në spital.