Gjendje e rëndë në konvikt
BURREL - Rreth 130 konviktorë të shkollave të mesme në Burrel jetojnë në kushte mjaft të vështira. Si të mos mjaftonte dimri dhe reshjet e shumta, këta konviktorë nuk kanë as kushtet më minimale. Lagështia, mungesa e ngrohjes, e ujit, numri i lartë i nxënësve nëpër dhoma janë shqetësime serioze për konviktorët. Ngjitur me konviktin ekzistues muaj më parë është inauguruar konvikti i ri, por ai ende nuk po vihet në funksionim. Konviktorë thanë se presin nga MASH të urdhërojë kalimin e tyre në konviktin e ri, i cili është pajisur me gjithçka dhe nuk vihet në punë për arsye burokratike. "Nëse nuk merren masa për ndryshimin e gjendjes, ne jemi të detyruar të protestojmë dhe të kërkojmë mbylljen e konviktit ekzistues. Nuk është aspak normale që konvikti i inauguruar nga Kryeministri Berisha dhe ish-ministri Pollo të qëndrojë i mbyllur". h.p