Makina në greminë, dy plagosen
PUKE - Dy persona u plagosën pasi makina e tyre doli nga rruga, duke përfunduar në greminë mëngjesin e djeshëm. Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Pukë-Fushë Arrëz. Mjeti tip foristradë, me targa KU 30 42 A i cili po udhëtonte në drejtim të Kukësit ka përfunduar rreth 50 metër poshtë një ure, e cila rrezikon dhe te shembet si pasoje e amortizimit te tejskajshem. Si pasojë mbetën të plagosur Sadik Picari, 51 vjeç dhe Hasan Abazi, 44 vjeç. Të aksidentuarit janë ndihmuar për t'u nxjerrë nga gremina nga disa udhëtarë të rastit, të cilët njoftuan më pas spitalin e Pukës. Mjekt e repartit të kirurgjisë pohojnë se gjendja e dy të aksidentuarve është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë pësuar dëmtime të ndjeshme. Shkak i këtij aksidenti pohohet nga policia të ketë qenë humbja e vëmendjes në drejtimin e mjetit, duke provokuar daljen nga rruga. j.h