Gjeneral Qazimi, Zotrinj Gjeneralë e Ushtarakë, Të nderuar pjesemarrës, Megjithëse pas një dite me axhendë të ngarkuar, e pranova me kënaqesi të veçantë ftesën tuaj për të festuar
Gjeneral Qazimi,
Zotrinj Gjeneralë e Ushtarakë,
Të nderuar pjesemarrës,
Megjithëse pas një dite me axhendë të ngarkuar, e pranova me kënaqesi të veçantë ftesën tuaj për të festuar së bashku me ju jubileun e 45-vjetorit të krijimit të Akademisë së Mbrojtjes, institucionit më të lartë të arsimimit ushtarak në vendin tonë.
10 Maji i vitit 1958 do të mbetet një ngjarje e shënuar për Forcat e Armatosura dhe arsimin ushtarak kombëtar. Krijimi i Shkollës së Lartë Ushtarake vetëm një vit pas hapjes së Universitetit Shtetëror të Tiranës reflektoi nevojën e kohës për rritjen në një shkallë më të lartë të arsimimit të oficerëve brënda vendit.
Kanë kaluar 45 vjet nga ajo ditë e shënuar kur u çel kursi i parë i Shkollës së Lartë Ushtarake. Kthimi në Akademi Ushtarake një program akademik tre-vjeçar mundësoi një rritje te ndjeshme të nivelit të kualifikimit profesional dhe rreshtimin dinjitoz përkrah akademive homologe të kohës në vëndet e tjera. Brezat e ushtarakëve të dalë nga auditorët e kësaj akademie kanë evidentuar horizont të gjërë, profesionalizëm eushtarak, kulturë e formim të përgjithshëm e disiplinë shkencore.
Kjo Akademi, ne keto 12 vjet ka hedhur hapa cilesore duke u shnderruar në qëndër studimore-shkencore të përpunimit të mendimit ushtarak bashkëkohor. Hapja e Akademisë nga izolimi, forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me institucionet shkencore të vendit dhe ato të huaja mundësoi përmirësimin e kurrikulumit duke e harmonizuar tematikën e programeve mësimore me ato të akademive homologe perëndimore. Sukseset e punes suaj dhe paraardhesve tuaj jane te dukshme dhe te padiskutueshme, dhe ka ardhur koha që ato të konsolidohen më tej në kete institucion shëmbullor të arsimit tonë kombëtar.
Zoterinj Gjenerale dhe Ushtarakë,
Pjesemarrës te nderuar,
Puna e Akademise Ushtarake, e gjithe Forcave te Armatosura dhe e gjithe shoqerise shqiptare ka hyre ne nje proces te pakthyeshem jo vetem të perqafimit, por të gjithëpërfshirjes për ndërtimin e konsolidimin e vlerave demokratike perëndimore që breza të tërë shqiptarësh kanë aspiruar, dhe që ne kemi shansin t'i shtyjmë më përpara.
Duke ju falenderuar për përpjekjet gati gjysëm shekullore për ngritjen dhe konsolidimin e ketij insitucioni te artit dhe shkencës ushtarake kombëtare, do të më lejoni të ndaj me ju disa mendime të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të punes suaj.
Ne vleresimin tim, nuk mund të ketë transformim te Forcave te Armatosura pa një transformim të thellë te institucioneve te arsimit ushtarak. Këto institucione duhet të jenë në pararojë të zhvillimit, jo vetem të mendimit teoriko-shkencor, por edhe të mendimit alternativ e të bazës eksperimentuese, vlerësuese e aplikuese. Synimi yne eshte te rritja e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare nepermjet bashkepunimit, ndertimit te masave te mirebesimit dhe sidomos integrimit ne strukturat kolektive te sigurise (NATO).
Sfidat e integrimit ne te cilat kemi hyre kerkojne nga ju te gjithe si Do tu rekomandoja gjithashtu te gjithe eksperte, liderë ushtarakë dhe akademistë që të rishikoni në mënyre periodike pozicionimin dhe zhvillimin e Forcave te Armatosura konform situatave te reja te mjedisit gjeopolitik dhe të adoptoni në përputhje me këtë mjedis te sigurisë në ndryshim, edhe organizimet strukturore, misionet, detyrat dhe rolet e reja të Forcave te Armatosura. Akademia e mbrojtjes mban nje peshe te konsiderueshme në integrimin e vendit ne Aleancën Euro-Atlantike. Pergatitja e oficerit te ri me bagazh e njohuri te oficerit multinacional te vendeve te NATO-s, me njohuri te thella te kërkesave te integrimit, sidomos të Objektivave te Partneritetit, te dokumentave te Planit të Veprimit per Antaresim (MAP), te Procesit te Planifikimit dhe Rishikimit te PfP (PARP) dhe Programit Individual te Partneritetit (IPP) duhet te jetë një nga synimet e punes suaj, te hapjes dhe perfshirjes aktive të Akademise në proceset e integrimit.
Forcave tona te armatosura u kërkohet Ajo që unë mendoj, dhe jo vetëm unë, por një shumicë tashmë predominuese përfshi edhe ju, eshte se përshtatja me ëndaj shpejtësi realitetit te ri, për ta orientuar punen tuaj ne përballimin e sfidave te reja te mjedisit kombetar, rajonal dhe global të sigurisë. Nga analiza e zhvillimeve te viteve te fundit te mjedisit te sigurise rajonale dheTë gjitha vendet e rajonit tone ka shumë të ngjarë që të vazhdojnë te përballen edhe në dekadën në vijim, me pothuaj të njëjtat sfida, rreziqe e kërcënime të karakterit trans-nacionalë. Fenomenet e terrorizmit ndërkombetar e rajonal, krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, etj mbeten sfidat e kohës. Individet dhe grupet që qëndrojne pas tyre do të vazhdojnë sofistikimin e metodave për t'i ushtruar këto veprimtari të paligjshme edhe në të ardhmen. Ne te njejten kohe pas Po ashtu, fatkeqësite e ndryshme natyrore e industriale përbëjne një rrezik të konsiderueshem për vendin tonë dhe rajonin, te cilet kanë qenë tradicionalisht te ndjeshem ndaj fatkeqesive natyrore si, termete, permbytje, zjarre masive etj, si dhe fatkeqesive industriale te llojeve te ndryshme. Pshumë konliktesh, vendeve te rajonit tone po u jepet nje shans të vertete per te jetuar ne paqe te qendrueshme. Ky shans jo vetëm që nuk duhet humbur, por duhet shfrytezuar më tej duke bashkepunuar e zhvilluar strategji të përbashketa, duke përdorur burime të përbashketa për përballimin e sfidave, rreziqeve e kërcënimeve të përbashketa. Rasti i nënshkrimit te , eshte guri i rradhes qe ne vendosim per arritjen e ketij objektivi.
Shqiperia e ka deshmuar se ka fituar aftesi te mjaftueshme te jete partnere dinjitoze brenda zhvillimeve madhore në skakierën e sigurisë kombëtare, rajonale e globale. Askujt nuk do t'i shkonte ndërmend 10 vjet më parë se ne do te shkonim te kontribuonim ne misione paqeruajtese me trupa në Bosnjë, në Afganistan, dhe se fundi në Irak, në përbërje te Koalicionit te Vullnetit. A mund ta imagjinonte dikush se vendet e rajonit tonë do të ndërtonin nje Brigade Brigade te përbashket te Europes Juglindore (SEEBRIG) dhe një Task Force Xhenjere të Përbashkët, tashmë për te ndërtuar dhe jo më për të shkatërruar. Prandaj,
përfitoj nga ky rast për të shprehur njëkohësisht kënaqësi dhe mirënjohje për punën që eshte bere dhe po bëhet për rritjen e kapaciteteve operacionale te Forcave të Armatosura dhe reputacionit te tyre nepermjet pjesemarrjes aktive ne operacionet ushtarake e paqeruajtëse në vend dhe ne bote.
Ne fund me lejoni t'ju them ne kete date te shenuar, se kam besim qe ju pedagogë të nderuar të Akademisë së Mbrojtjes do të ,bëni gjithçka që është e mundur për të përgatitur dhe integruar personelin e veushtrinë tonë shumë shpejt me standartet e NATO-s, duke e edhe ruajtur traditën pozitive, dinamizimn e shpirtit shqiptar, veçoritë e karakterit e të frymës kombëtare shqiptare në fushën ushtarake .
Falemnderit!