E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjese sot, ne perurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e Aeroportit te Kukesit. Kryeministri Nano mberriti mengjesin e sotem ne Kukes, ku u prit me entuziazem ng

Kryeministri Fatos Nano mori pjese sot, ne perurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e Aeroportit te Kukesit.

Kryeministri Nano mberriti mengjesin e sotem ne Kukes, ku u prit me entuziazem nga qindra qytetare kuksiane, si dhe nga autoritetet lokale te Kukesit. Kryeministri shoqerohej ne kete vizite nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci.

Kryeministri u takua me perfaqesues te delegacionit te Emirateve te Bashkuara Arabe, te cilet i percollen Kryeministrit pershendetjet e autoriteteve me te larta te Emirateve te Bashkuara.

Me pas, Kryeministri Fatos Nano pershendeti fillimin e punimeve per ndertimin e Aeroportit te Kukesit, duke u shprehur:

"Sot po bejme perurimin e nje nder objekteve me te rendesishme ne fushen e infrastruktures ajrore ne Shqiperi, dhe se shpejti do te kemi edhe nje porte tjeter, aeroportin e Kukesit. Ky projekt i ri i aeroportit te Kukesit financohet nga nje donacion i Qeverise se Emirateve te Bashkuara Arabe per vendin tone, i cili kap nje vlere ndertimore prej 14,2 milion dollare. Ndertimi i tij do te realizohet nga firma e mirenjohur Kuvajtiane "AL - KHARAFI" permes perfaqesueses se saj dinjitoze ne Shqiperi "MAK ALBANIA".

Investimet qe po kryejme ne 2003-shin ne infrastrukture ne te gjithe Veriun e Shqiperise, qe nga rruga e Murriqanit, Hanit te Hotit, hekurudha Shkoder – Mal- i Zi, rruga Sopot-Morine, fillimi i punimeve te rruges Durres – Kukes, projekte te tjera te reja, dhe ky aeroport qe po fillojme sot jane pjese e nje pakete nderhyrjesh qe synojne hapjen dhe integrimin perfundimtar te kesaj zone ndaj proceseve te zhvillimit ne vend, rajon dhe me gjere.

Te gjitha keto investime qe permenda jo vetem qe afrojne Kukesin me Prishtinen dhe me Nishin, Shkodren me Podgoricen e me lart, por perfundimisht afrojne dhe e bejne Shqiperine pjese te korridorit 10, nje nga arteriet me te fuqishme te zhvillimit trans-europian. Nje akses i tille jo vetem qe e ben me te lehte integrimin e Shqiperise ne Europe por siguron baza te forta mireqenie dhe zhvillimi te qendrueshem e harmonik mes rajoneve te vendit dhe me gjere.
C'ka kemi sot perpara syve, dhe qe aktualisht perfaqeson nje piste fluturimi prej dheu, e cila ne kohen e ngjarjeve te Kosoves simbolizoi deren e shtepise per te gjithe shqiptaret kudo qe jane, parashikohet qe brenda nje afati rreth 20 muaj te shnderrohet ne nje aeroport te standarteve nderkombetare. Me nje terminal multifunksional, ne te cilin jane parashikuar te gjitha ambientet e domosdoshme per nje aeroport modern per perpunimin dhe transportimin mallrave dhe te pasagjereve ne linjat e brendshme dhe ato nderkombetare, ky objekt do te shnderrohet ne nje gjenerator zhvillimi ekonomik, punesimi dhe mireqenie per qytetaret dhe sipermarresit e Kukesit dhe te gjithe Shqiperise.

Si kudo ne Bote, ndertimi i ketij aeroporti do t'i jape nje impuls te fuqishem zhvillimit te kesaj zone te Shqiperise, dhe do t'i lejoje qytetaret shqiptare dhe te huaj te behen pjese e se ardhmes dhe zhvillimit te ketij vendi ku jemi sot, si dhe te shijojne bjeshket e mrekullueshme te Tropojes.

Me lejoni ta mbyll, duke falenderuar miqte Arabe per kete dhurate te cmuar, dhe ju te gjithe qe jeni sot ketu,

Ju Falemnderit!"

Aeroporti i Kukesit kap nje vlere prej 14.2 milione dollaresh si vlere ndertimore. Ndertimi do te realizohet ngas Firma e mirenjohur kuvajtjane "AL-KHARAFI", me perfaqesuesen e saj ne Shqiperi, "MAK ALBANIA". Mbikqyrja dhe kontrolli i punimeve do te kryhet nga firma shqiptare "JTP- INFRATRANSPROJECT", sh.p.k. Afati i ndertimit te vepres, sipas kontrates, parashikohet 20 muaj.

Aeroporti i Kukesit ndodhet ne Jug te qytetit te Kukesit, ne vendin e quajtur Fusha e Shtiqenit, prane fshatit me te njejtin emer, rreth 3 km nga Kukesi, ne lartesine 353 m mbi nivelin e detit. Aktualisht, fusha perfaqeson nje piste fluturimi prej dheu me permasa 1650 x 30 metra. Gjate ngjarjeve ne Kosove, kjo fushe u aktivizua pasi u kryen nje sere punimesh rikonstruksioni nga forcat aleate.

Sipas standarteve nderkombetare, aeroporti i Kukesit do te jete i Kategorise C, me gjatesi te pistes 1800 m dhe gjeresi 45 m plus dy bankina gjithsej 15 m. Aeroporti do te perbehet nga: terminali i pasagjereve, kulla e drejtimit, pista ulje-ngritje, brezi anesor jeshil i pistes, rruget lidhese, vendqendrimi i avioneve, sistemi i ndricimit i vendqendrimit te avioneve dhe i aerodromit, sistemi i ndricimit te ulje-ngritjes, rrethimi i aerodromit, parkimi i automjeteve private.

Terminali i aeroportit eshte konceptuar si nje organizem multifunksional dhe do te kete forme katerkendeshe, me siperfaqe 600 m2. Ai perfaqeson nje ndertese njekateshe, kryesisht konstruksionin me kollona beton-arme dhe xham, me nje siperfaqe te pergjithshme 600 metra katrore. Kulla e drejtimit do te vendoset ne afersi te godines se terminalit dhe vendqendrimit te avioneve. Ajo do te jete nje konstruksion metalik e veshur me xham dhe do te mbizoteroje ne terrenin perreth.

Pista e ulje-ngritjes se avioneve do te kete nje gjatesi prej 1800 metra dhe gjeresi prej 45/60 metra. Per pisten eshte parashikuar nje zone horizontale mbrojtese prej 200 metra e matur nga aksi i qendres se pistes. Vendqendrimi i avioneve do te ndertohet ne pjesen frontale te terminalit ne forme katerkendeshi dhe do te kete nje siperfaqe prej 10 000 metra katrore (100x100) e shtruar me beton. Vendqendrimi i avioneve eshte parashikuar per te perballuar njekohesisht 6-7 avione te tipeve te ndryshem. Rrethimi i aeroportit do te jete sipas standarteve nderkomebtare dhe kushteve konkrete te mjedisit, me gjatesi afersisht 5 000 metra. Vendparkimi i automjeteve parashikohet te ndertohet ne pjesen hyrese te aeroportit, me nje kapacitet prej te pakten 50-60 automjetesh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›