Gjeneral Spahiu: Mediu urdhëroi ndërtimin e Gërdecit
Cili ka qënë pozicioni i Forcave të Bashkuara lidhur më ngjarjen e Gërdecit?
Komanda e Forcave të Bashkuara lidhet me Gërdecin vetëm me dhënien me qira të tokës në të cilën u ngrit fabrika. Urdhri i parë i Ministrit të Mbrojtjes përcakton se Komanda e Focave të Bashkuara të japë me qira dhe të lejojë ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Dua të sqaroj se Gërdeci ishte një pronë në administrimin të Forcave të Bashkuara dhe janë 800 të tilla. Kjo komandë, me të marrë urdhrin e ministrit të Mbrojtjes reagoi në Shtabin e Përgjithshëm me një shkresë ku i ngre tre problemet më thelbësore. Së pari, vendi i përcaktuarnga kontraktori paraqet probleme të jashtëzakonshme. Së dyti, nuk mund të japin tokë me qira pa u përcaktuar saktë në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes sa tokë do të jepej si sipërfaqe. Dhe së treti, Komanda e Forcave të Bashkuara nuk ka fuqi ligjore për të lejuar ndërtimin e fabrikës për demontimin e municioneve.
Pra ju po thoni se nuk e keni përcaktuar ju Gërdecin si vendin ku do të bëhej demontimi i armëve, por kush ka marrë një vendim të tillë?
Absolutishit jo. Unë jam njohur me këtë projekt vetëm kur më ka ardhur urdhri i Ministrit në tavolinë. Se kush e ka zgjedhur Gërdecin e di vetë ministri i Mbrojtjes me Shtabin e Përgjithshëm. Me marrjen e urdhrit, stafi im dhe Komanda e Bashkuar reagoi për këto probleme që unë përmenda me lart. Pra ju si ushtarak vutë re se në urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes kishte një problem sevendi i përcaktuar ishte Gërdeci. A mund të shpjegoni se përse i tërhoqët vëmendjen Ministrisë se Gërdeci ishte jo korrekt si vend? Po të shohësh vendin që ishte përcaktuar, ndërtimi i fabrikës së demontimit të armëve ishte një zonë e banuar. Unë nuk shkova vetë në Gërdec për të takuar kontraktorët, por specialistët e mi sollën këtë shqetësim se kjo fabrikë po ndërtohet afër zonës së banuar. Mbi bazën e kësaj ne reaguam dhe ngritëm këto probleme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tek Shtabi i Përgjithshëm A keni patur ndonjë përgjigje zyrtare për vëretjet që ju keni paraqitur? Jo nuk ka patur asnjë përgjigje as nga Ministria e Mbrojtjes as nga Shtabi i Përgjithshëm. Por pas kësaj ka mbërritur një autorizim ku ne duhet t'i jepnim 200 metra tokë me qira firmës së nënkontraktuar. Pas këtij autorizimi ne ishim të detyruar të lidhnim qira me kontraktorin dhe të lejonim ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve. Dua të shtoj këtu se në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes përcaktohej se Gërdeci të ruhej sipas rregullave të ruajtjes së municioneve, por jo se cila komandë e ka të drejtën ta bëjë këtë. Në këto kushte ne iniciuam një akt-marrëveshje me Komandën e Forcave të Bashkuara ku merret përsipër ruatja e depove të municionit e fabrikës së demontimit dhe e nënprodukteve të saj. Ne vazhduam të ruanim si më parë. Me një truproje prej 4 ushtarakësh, pra ruanim zonën jashtë fabrikës së demontimit.
Mund të na thoni se çfarë ndodhte në Gërdec?
Detyra jonë ishte ajo çfarë shpjegova me lart, që të lidhnim kontratën e qirasë dhe të siguronim zonën. Por dua t'ju kujtoj se në tetor të 2007 ka dalë një tjetër urdhër i Ministrisë së Mbrojtjes i cili ia kalonte kapitalin të gjithë rajonit të Gërdecit ndërmarrjes MEICO. Çdo të thotë kalim kapitali? Kalim kapitali do të thotë se e gjithë zona e Gërdecit shkëputet nga administrimi i Forcave të Bashkuara dhe e administron përfundimisht MEICO. Dhe pas kalimit të kapitalit ne kalojmë edhe shërbimin e ruajtjes së jashtme ndërmarrjes MEICO. Më 5 nëntor 2007 komanda vartëse e Farcave të Bashkuara ka raportuar dorëzimin dhe shkëputjen përfundimisht nga rajoni i Gërdecit. Në këtë moment lidhet dhe kontrata e dytë apo jo? Po në dhjetor të vitit 2007 del një urdhër i dytë i ministrit të Mbrojtjes i cili përcakton çuarjen e municioneve në Gërdec. Unë nuk mund të them nëse është kontratë e dytë apo vazhdimi i së parës por them se duke observuar të gjitha procedurat në këtë urdhër bëhet fjalë për dërgimin e municioneve të rënda që ndërkohë është në kundërshtim me vendimin e qeverisë. Në këtë urdhër është përcaktuar një pikë tjetër që detyron komandën e Forcave të Bashkuara dhe ndërmarrjen MEICO të ruajnë Gërdecin. Ndërkohë që kemi një urdhër të ministrit të Mbrojtjes i cili e heq Gërdecin nga administrimi i Forcave të Bashkuara një muaj më parë.
A u ankuat për këtë urdhër të dytë që kundërshtonte të parin?
Patjetër. Forca e Bashkuar i është drejtuar Shtabit të Përgjithshëm si epror i drejtpërdrejtë i saj me një shkresë zyrtare ku i sjell në vëmendje që Gërdeci nuk është më nën administrimin e Forcave të Bashkuara. Shërbimi i ka kaluar kësaj ndërmarjeje dhe si i tillë edhe ruajtja nuk mund të bëhet më nga Forcat e Bashkuara sepse Ministria e Mbrojtjes ia kishte kaluar kapitalin MEICO.
Pra Gërdeci mbeti një vend ku punonte vetëm MEICO dhe ushtria nuk kishte më punë?
Deri në ditën e shpërthimit ka qenë MEICO dhe kontraktori nuk ka patur asnjë ngjyrë ushtarake. Çdo llojë veprimtarie që bëhej pas demontimit kryhej me automjetet e MEICO-s jo të ushtrisë? Me automjetet e ushtrisë por jo të komandës së forcave të bashkuara. Të kujt Komande? Mbështetëse. Nuk është në vartësinë tuaj? Është një komandë paralelenë vartësi të Shtabit të Përgjithshëm. Po faktet tregojnë se në Gërdec kanë qënë edhe punonjës të ushtrisë, një person ka gjetur vdekjen atje ? Edhe unë e kam dëgjuar. Kam parë dhe dëgjuar në media se aty është dërgua një fadromë me fadromist ku humbi dhe jetën. Ky punonjës nuk i përket forcave të armatosura por me sa di unë është dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm. Ky person ka qënë punonjës i komandës mbështetëse por vajtja e tij është urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm.
Mund të na thoni, sipas mendimit tuaj kush është fajtori, përgjegjësi i kësaj ngjarjeje të rëndë?
Natyrisht nuk është detyra ime të them se kush janë përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit. Unë mund të sjell në vëmendje si ushtarak dhe si ekspert procedurat që kanë ndjekur në ndërtimin e fabrikës. Në vendimin e qeverisë përcaktohet se demontimet duhet të bëhen në reparte ushtarake. Reparate ushtarake janë të gjitha ato që përfshihen në plane të miratuara edhe nga Presidenti i Republikës dhe që kanë struktura ushtarake të miratuara po nga Presidenti i Republikës. Gërdeci ishte vetëm një pronë në administrim të forcave të armatosura. Së dyti, demontimi duhej të supervizohej nga ushtarakët gjë që nuk ka ndodhur. Së treti, duhej të respektohej vendimi i qeverisë për dërgimin e municioneve atje, në urdhrin e dhjetorit parashikohej kalimi i municioneve të kalibrit të rëndë dhe kjo është një shkelje tjetër. Nga ana tjetër, si ushtarak them që nga ajo çka kam lexuar dhe dëgjuar deri më tani nuk është bërë asnjë kontroll për masat e sigurimit teknik dhe për masat kundër zjarrit. Të gjitha këto janë probleme që kanë ndikuar tek tragjedia e Gërdecit.
Si e pritët shkarkimin tuaj nga detyra?
Natyrisht i befasuar pasi nuk e prisja. Në punë çdo njeri mund të gabojë por kur njeh përgjegjësitë e tij është më i qetë. Së pari, unë mund të deklaroj se askush nuk foli me mua qoftë për të më thënë qoftë edhe gabimin më të vogël për Gërdecin deri në momentin e shkarkimit. Unë e mësova shkarkimin tim nga media pas një dite të ngarkuar pune bashkë me ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. U takuam shkëmbyem mendime dhe asnjëri prej tyre nuk tha qoftë edhe problemin më të vogël. Por kur kthehem në shtëpi mësoj shkarkimin tim. Dua të theksoj se në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kjo ka ardhur pas një analize të thellë në Ministrinë e Mbrojtjes. Asnjë llojë analize nuk është bërë në këtë ministri dhe në asnjë nga strukturat e këtij dikasteri nuk është bërë ndonjë analizë për Gërdecin. Do të ishte mirë që pas hetimeve të prokurorisë të dilnin përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit.