E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, evakuohen 190 mijë banorë nga zona e tërmetit

 

Frika e termetit ka bere qe me shumë se 190 mijë njerëz ne Kine janë evakuar nga një zonë e saj. Zona ndodhet afër epiqendrës së tërmetit të këtij muaji. Personat jane evakuar per te shmangur tragjedine dhe vdekjet ne mase duke pasur parasysh termetet ne ditet e fundit qe kane goditur Kinen, te cilet kane shkaktuar nje tragjedi te madhe. Mijera veta kane humbur jeten dhe mijera te tjere rezultojne te humbur, per shkak te termetit.

Banorët e qytetit Youxian janë urdhëruar të shkojnë në zonat më të larta për të shmangur kërcënimet nga përmbytja.

Zona është e rrezikuar për shkak se lumenjtë janë bllokuar nga shqitja e dheut, që u shkaktua nga tërmeti i 12 majit, i cili shkaktoi vdekjen e rreth 69 mijë njerëzve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›