E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, policia ndalon vrasjen e paguar nga një shqiptar

 

Mediat amerikane kanë bërë të ditur se një shqiptar ka paguar dy vrasës për të vrarë të dashurën e tij. Por me ndërhyrjen e policisë amerikane që kishte pasur sinjale të planit të shqiptari ka arritur të të shpetojë vajzën.

Bëhjet fjalë për 32-vjeçarin Aleksandër Vaçaj që pas shumë problemesh në lidhjen e tij me Arteda Gjeli 26 vjeç kishte vendosur ta eleminonte përfundimisht të dashurën e tij.

Vaçaj kishte paguar dy vrasës me orgjinë latine. Vrasësit kishin marrë paratë tre ditë më parë dhe ndërsa ishin drejtuar në vendin ku punonte Arteda janë bllokuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në lagjen kineze të Nju Jorkut. Në fakt policia kishte marrë disa informacione sekrete, ndaj arriti të ndalonte vrasjen e planifikuar për 26-vjeçaren.

Si pasojë e shkëmbimimit të zjarrit një nga gangsterët latinë ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri është plagosur. Por nga të shtënat është plagosur edhe një polic me emrin Martin Carrano. Edhe 26-vjecarja Arteda Gjeli e piketuar për t’u eleminuar është plagosur. Mësohet se policia kishte vendosur kamera sekrete që kanë bërë te mundur filmimin e të gjithë ngjarjes. Shqiptarja 26-vjeçare ka thënë për mediat amerikane se ‘nëse detektivi Carrano nuk do të ishte gjendur në ato momente unë nuk do të isha gjallë sot’. Ndërkohë që Aleksandër Vaçaj është shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes më paramendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›