Gjenerali Byler merr komandën e KFOR-it në Kosovë
Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Byler, konfirmoi dje vazhdimin e mbështetjes së aleancës për sigurinë në Kosovë. Gjenerali në largim, Markus Bentler, ia dorëzoi komandën e rreth 10 mijë trupave bashkëvendasit të tij në një ceremoni në Prishtinë. “Mund t’i siguroj të gjithë qytetarët se NATO-ja dhe KFOR-i do të mbeten të përkushtuar në Kosovë për të siguruar të drejtat e të gjithëve që të jenë të mbrojtur”, tha në ceremoninë në selinë e KFOR-it, admirali amerikan Mark Ficxherald, komandant i forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli. Zëvendësministri gjerman i Mbrojtjes, Rudiger Volf, tha se stabiliteti i Kosovës “është i një rëndësie të madhe për stabilitetin e gjithë rajonit”.
2 Shtator 2010