E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejdi Gaga, shfaqet me një këngë të re



Lejdi Gaga shfaqet në një version tjetër gjatë koncertit në Minesota ku improvizoi në piano këngën e saj të re "Living On The Radio". Bëhet fjalë për një baladë romantike që flet për jetën e saj si superyll dhe për vetminë. Flokët e verdhë dhe të lëshuar mbi fytyrë dhe një xhaketë e zezë karakterizonin lukun e këngëtares në skenë. “Kur nuk ka asnjë vend ku mund të shkosh dhe të gjithë miqtë kanë ikur, ti mund të marrësh në telefon vetëm babain… Ti mund të jesh mjaltë dhe këngët e tua dëgjohen në radio…”, është një pjesë e tekstit të këngës, e kënduar në versionin akustik nga Lejdi Gaga.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›