Jeremiç: “Tërheqja e rezolutës është e papranueshme”
Serbia e ka kundërshtuar thirrjen e sekretarit britanik, Uilliam Hague për tërheqjen e rezolutës serbe për Kosovën. "Porosia e Hague-s se kompromisi midis Beogradit dhe Brukselit është tërheqja e rezolutës nga OKB-ja është e papranueshme për Beogradin", tha ministri i jashtëm serb, Jeremiç. Hague nga Beogradi kishte kërkuar tërheqjen e rezolutës për t'i hapur udhën një rezolute të përbashkët me vendet e BE-së. Në anën tjetër kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç ka deklaruar se pret megjithatë arritjen e një kompromisi lidhur me rezolutën e Serbisë.
2 Shtator 2010