Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur kërkon eshtrat në Serbi
BEOGRAD-Një stil i ri dhe me një ndjenjë të re, në skenën e Teatrit Jugosllav të Dramës në Beograd, është paraqitur shfaqja e Teatrit të Shkupit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Drama e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, në regjinë e regjisorit boshnjak Dino Mustafiq dhe e dramatizuar nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj, është shfaqur për herë të parë në kryeqytetin e Serbisë nga aktorët shqiptar të Maqedonisë në një paraqitje të bukur, me role që kanë interpretuar bukur mesazhin e ushtrive të vdekura në betejat në Shqipëri, por me disa ndryshime që tregojnë tragjedinë e krijuar nga luftërat dhe të vetmet gjëra që ngelen nga to, eshtrat, dhembjen, kujtimet dhe jetën që vjen pas saj. Dy gjeneralët e ushtrive të huaja pas kërkimit të eshtrave të ushtarëve të rinj të dërguar në vendet e huaja dhe të “Kolonelit Z” si një mit, ata tentojnë në fund të luftojnë në mënyrë simbolike me ushtrat e ushtarëve të tyre dhe tregojnë mos ngopjen me luftëra që sjellin vetëm një mallkim.
Në skenë kanë interpretuar aktorët Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari, Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian Aziri, Valon Ademi, Merlinda Saiti, Genci Mirzo, Sabedin Selmani, Teuta Ajdini – Jegeni, Amernis Nokshiqi – Jovanovska, Zarie Jonuzi, Fisnik Zeqiri, Blerim Dardhishta dhe aktor të tjerë.
Shfaqja është dhënë në kuadër të programit të Samitit të të Rinjve të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe pas shumë kohësh, ka qenë shfaqja e parë e dhënë në gjuhën shqipe në ndonjë skenë beogradase.
Shfaqja ka pasur disa ndryshime të vogla dhe ka tentuar të aktualizoj ngjarjen e famshme të Kadaresë me luftërat e fundit në rajon dhe aktorët përmendin masakrat e mëdha si Srebrencia dhe betejat e qyteteve të Bosnjës, Kosovës, Kroacisë dhe masakrat e mëdha që kanë ndodhur si pasojë e luftës për territore.
Fundi i shfaqjes është shoqëruar me duartrokitje të mëdha dhe me një mbështetje të madhe për interpretimin e aktorëve. Kjo shfaqje në Beograd, përveç ngjarjes dhe mesazhit për pasojat e luftës dhe ballafaqimit më të kaluarën dhe pranimit me krimet që kalojnë urdhrat e linjës ushtarake, me abuzimet, përdhunimet dhe sjelljet e ushtarëve, ka kaluar kufijtë e skenës teatrore dhe ka treguar punën që bën një teatër shqiptar. Kjo sidomos për shikuesit serb që nuk e njohin më artin shqiptar në përgjithësi, por edhe teatrin.
Shfaqja është ndjekur disa qindra shikues, prej të cilëve ka pasur edhe shumë shqiptar nga Kosova, shqiptar që jetojnë në Beograd dhe përfaqësues diplomatik. Ndërkaq për aktorët ka qenë një sfidë dhe emocion takimi me aktorin shqiptar që jeton në kryeqytetin serb, Bekim Fehmiu, i cili kishte ardhur për ta ndjekur “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”.
Kjo shfaqje më parë është dhënë në Shkup në muajin shtator të këtij viti dhe ka zgjuar një interesim të madh nga shikuesit, jo vetëm shqiptar.
(Marre nga Koha Ditore)