E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër ne GJND Kroacia paraqet argumente pro Kosovës

HAGE-Nesër në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Kroacia do ta paraqesë deklaratën pro pavarësisë së Kosovës..
Zyrtarët në Beograd kanë deklaruar se kjo do të jetë edhe një thikë në shpinë, ashtu siç ndodhi me Bullgarinë. Ata frikësohen se argumentimi i Kroacisë do të mund të jetë shumë domethënës, pasi Kroacia ishte pjesë e RSFJ-së.

Në seancën dëgjimore të së premtes së shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Bolivia dhe Brazili kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se me të "është shkelur parimi i sovranitetit dhe tërësisë territoriale". Bullgaria ndërkaq, ka thënë se “krijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorin dhe qeverisjen efektive”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›