Gruaja e Sandokanit padit deputetin Geci për vrasje
PRISHTINE – Mediat kosovare bëjnë të ditur se një padi penale ndaj deputetit Gani Geci është dorëzuar nga e veja e një të vrari në luftën e Kosovës. “Paraqitjet e shpeshta të deputetit, Gani Geci në media dhe akuzat të ndryshme të tij, duket ta kenë irrituar të venë e Abedin Rexhës-Sandokani, i vrarë më 1998. Sanie Rexha ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së Gani Geci”, citon sot Koha Ditore. Në padinë, që është bërë më 30 nëntor të këtij viti, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit më 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sanie Rexha, në një përballje me mediat para Tetarit Kombëtar ka akuzuar deputetin Geci për vrasjen e burrit të saj. “Është dëshmi e gjallë që vetë Geci e ka pranuar publikisht. Paraqitja e krimeve nga krimineli është e padurueshme dhe për këtë fëmija janë traumatizuar”. Ajo ka thënë se vetë e kam marrë këtë vendim që të deklarohet dhe se nuk është shtyrë nga askush”.
Ajo ka pranuar se ka lidhje familjare me Gani Gecin, por ka shtuar se edhe po të ishte vëllai i saj, nuk do ta mohonto kurrë se ai ka bërë krim
Ajo u ka bërë lutje presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të Kosovës që ta zbardhin këtë rast e të mos e lënë, siç ka thënë ajo, një kriminel të jetë në parlament.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Geci. Ai nuk ka mohuar nëse ka qenë, apo jo autor i vrasjes së Abedin Rexhës. Ai ka thënë se ata sikur pas lufte, edhe gjatë luftës ka patur tentative për ta vrarë, por se nuk ia kanë dalë mbanë. “Unë jam mbrojt dhe në momentin kur është vrarë Abedin Rexha ka pas gjuajtje nga dy e më shumë persona dhe nuk e di kush e ka qëllu”. Ai ka thënë se edhe vetë ka shtënë me kallashnikov. Sipas Gecit, punëtorët e SHIK-ut kanë vrarë njerëz edhe gjatë luftës. Geci ka thënë se rastin e ka paraqitur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Abedin Rexha-Sandokani është vrarë më 8 tetor 1998.
(d.b/BalkanWeb)