E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeniale, apo një kiç i skajshëm?

Pllakatin për Hard Rock Cafe’në argjentinas, i cili u publikua në formë stripi dhe u emërtua si ‘Secila Këngë Rrëfen Tregimin e Saj’, dhe që e realizuan agjencia Y&R dhe vizatuesit Damian Garofalo, Hugo Orita dhe Ignacio Valicenti, çoi shumë pluhur në opinion. Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 12:23

Agjencia Y&R në fakt propozoi një reklamë në formë të tre strip-pllakateve, të emëruar “Secila Këngë Rrëfen Tregimin e Saj”, të punuara në stilin e indie-stripave si “Jimmy Corrigan: kalamani më i mençur në botë” i Chris Ware, dhe “Bota e Fantazmave” i Daniel Cloves.

U zgjodhën tri këngë – për këngën “Let it Be”, u mor tregimi që flet për historikun e grupit The Beatles, dhe për ‘beatlemaninë’; për këngën e Bob Marley “Redemption Song” për temë u mor robëria në Amerikë; kurse për këngën e Eric Clapton “Tears in Heaven” u mor ngjarja që edhe e inspiroi kitaristin e famshëm për krijimin e njërës prej këngëve të rralla që e shkroi edhe kompozoi vetë: vdekja tragjike e të birit të tij, i cili ra nga kati i 53’të i një ndërtese në New York, dhe alkoolizmi i këngëtarit.

Ishte pikërisht ideja e fundit ajo që në internet nxiti debate të shumta rreth asaj nëse është veprim moral që vdekja dhe tragjedia familjare e dikujt, por edhe vetë historia e errët si e tillë, të shfrytëzohet për një reklamë - për diçka që, megjithë lidhjen me rock’n’roll, para së gjithash ka të bëjë me vetëm një zinxhir të thjeshtë restorantesh.

''Ne konsiderojmë se ky është një rrëfim për pendimin”, deklaroi Silvio Ciarelli, ideatori i teksteve dhe i dukjes së pllakateve, nga agjencia Y&R.
''Ne u munduam që në to (në pllakate) të paraqitnim momente të dhimbshme, por në mënyrën se si ai arriti të përballet dhe pastaj ta lërë alkoolin. Ngase, fundja ky edhe është vetë kuptimi i këtyre pllakateve. E vërteta është bukuria e tyre”, përfundoi ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›