E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ëndrra bëhet zhgandërr

Granit Xhakës ëndrra po i bëhet realitet. Ai deri dje, futbollistët e përfaqësueses së Zvicrës, kishte rastin t’i shohë vetëm në televizion, derisa tash po luan krah për krah me ta. Kurse Admir Mehmedi dëshiron t’i njohë gjithë lojtarët e ekipit helvetik, pjesë e së cilës janë edhe Valon Behrami, Blerim Xhemajli e Xherdan Shaqiri. Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 13:25

Përfaqësuesja e Zvicrës është grumbulluar të hënën pasdite, për t’u përgatitur për ndeshjen e së shtunës kundër Anglisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

Në mesin e të grumbulluarve ishin edhe dy futbollistët e rinj të ekipit helvetik, sulmuesi i Zurichut, Admir Mehmedi dhe mesfushori i Baselit, Granit Xhaka. Dyshja shqiptare kanë mbetur të impresionuar me atmosferën që mbretëron në kampin zviceran.

Për Granit Xhakën përfshirja në ekipin e selektorit Ottmar Hitzfeld është realizimi i një ëndrre. “Deri tash i kam parë vetëm në televizor, dhe tash luaj me ta. Kjo është një ëndërr për mua. Do të marr këshilla definitive nga lojtarët me përvojë ”, tha 18 vjeçari.

Ndërkohë, Mehmedi i cili shkëlqeu me Zurichun në kampionatin zviceran dëshiron t’i njoh të gjithë futbollistët në ekipin helvetik.

“Nuk kam kurrfarë presioni. Dëshiroj t’i njoh të gjithë personat në skuadrën kombëtare. Do të mundohem t’i përshtatem ambientit dhe ekipit”, ka thënë Mehmedi, i cili ka lindur në Gostivar.

Mehmedi dhe Xhaka patën paraqitje të shkëlqyeshme me ekipet përkatëse, të cilat i shpërblyen me ftesë në Kombëtaren zvicerane.

Xhaka debutoi me ekipin e Baselit si 17 vjeç dhe impresionoj me paraqitjet e tij. Këtë sezon kosovari zhvilloi rreth 20 ndeshje me Baselin, me të cilin ekip u shpall kampion.

Kurse Mehmedi me golat e tij, e ka udhëhequr Zurichun drejtë vendit të dytë në kampionatin zviceran. Ai shihet si pasardhës i dyshes Alex Frei e Marco Streller, të cilët u përshëndetën me Kombëtaren.

Përveç Mehmedit dhe Xhakës, në përfaqësuesen zvicerane për ndeshjen kundër Anglisë janë ftuar edhe Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri shoqëron Xhakën e MehmediN

Xhaka e Mehmedi nuk e kanë pasur të vështir të gjejnë shoqëri në ekipin zviceran. Dyshja shqiptare, e cila iu bashkua për herë të parë Helvetikëve, u shoqërua nga ‘eksperti’ në Kombëtare, Xherdan Shaqiri, i cili për një momente ka qenë edhe shofer i tyre.

Shaqiri shkon në Evropianin U21

Edhe pse Baseli e kishte kundërshtuar ditë më parë pjesëmarrjen e Xherdan Shaqirit në Kampionatin Evropian U21, për shkak të angazhimeve të tij të shumta këtë sezon me kampionin zviceran dhe me përfaqësuesen A zvicerane, futbollisti kosovar ka vendosur që t’i bashkohet evenimentit që do të mbahet nga 11 deri më 25 qershor.

“Do të jem në Danimarkë”, ka konfirmuar mesfushori ofanziv nga Gjilani.
Ndërkohë, në ekipin U21 të Zvicrës, i cili do të marrë pjesë në Evropian, luajnë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Admir Mehmedin, Pajtim Kasamin e Amir Abrashin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›