"Gjeopolitika", projekt për hapësirën shqiptare
Qendra për studime shqiptare, themeluar nga tre universitete të hapësirës kombëtare, universiteti "Marin Barleti", Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë
dhe Universiteti shtetëror i Tetovës, prezantuan dje numrin e parë të revistës "Gjeopolitika". Në një prani të gjerë parlamentarësh (Fatos Beja, nënkryetar i parlamentit, Preç Zogaj kryetar i komisionit të Jashtëm, ai i Ekonomisë, Edmond Spaho), akademikësh nga universitete dhe qendra të tjera kërkimi, rektorësh të tre universiteteve në fjalë, kryeredaktori Mentor Nazarko dhe drejtori i numrit Prof. Artan Fuga parashtruan disa nga të rejat e numrit të parë së të përmuajshmes së parë në llojin e vet, në të gjithë hapësirën kombëtare dhe drejtimet e punës së tyre për të ardhmen.
Numri i parë i kushtohet bashkëpunimit ekonomik Shqipëri/Kosovë dhe skenarit të krijimit të një hapësire ekonomike të përbashkët, të favorizuar nga ekzistenca e shoqërive shqiptare në rajon. Ajo përmban kontribute të profesorëve dhe kër-kuesve të universitetit "Marin Barleti", të universitetit të Biznesit dhe teknologjisë së Prishtinës, dhe atij të Tetovës si dhe kërkues të tjerë të huaj.
Në prezantimin e vet kryeredaktori Nazarko e konsideroi numrin e parë, një projekt gjeopolitik që mban parasysh kohën dhe hapësirën e jashtëzakonshme ku jetojmë, rajonin e Ballkanit dhe hapësirën shqiptare. Profesor Fuga, parashtroi disa nga konceptet e artikujve të vet, ku analizohet influenca e faktorëve globalë në zhvillimet rajonale. Ai vlerësoi revistën në pikëpamje të qartësisë së strategjisë që premton sukses dhe në të ardhmen. Profesor Hajrizi, rektor i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë së Prishtinës, foli për aktivitetet e reja të qendrës, ku veçohet konferenca e ardhshme për bashkëpunimin ndërshqiptar në Prishtinë në muajin tetor. Revista, botim i shtëpise botuese Dudaj është në qar-kullim në të gjitha pikat e shitjes.