Kina, kapen 46 milionë cd pirate
Një sekuestrim gjigant në Kinë ka siguruar kapjen e 46 milionë CD, DVD dhe libra pirate. Mes pjesëve ilegale 1,6 milionë ishin materiale pornografike e 50 mijë kontrabandë. Lajmin e dha agjencia "Kina e re".
Në një blic të policisë janë konfiskuar 3,24 milionë CD pirate të fshehura në tre magazina në Canton, Guangdong. Gjatë 20 viteve të fundit Kina ka mbyllur 238 shtëpi prodhimi me disqe pirate dhe ka konfiskuar mbi 1,3 miliardë publikime ilegale, sipas statistikave zyrtare. Pjesa më e madhe e produkteve të sekuestruara ishin të destinuara për tregjet ndërkombëtare. CD, DVD dhe libra, të gjitha të kopjuara me rigorozitet, që pushtojnë prej vitesh rrugët dhe tregjet e të gjitha qyteteve evropiane.