Fritzl, fëmijët nuk dëshmojnë
Procesi kundër austriakut mostër, Joseph Fritzl, i cili përdhunoi dhe izoloi të bijën për 24 vjet duke i dhënë shtatë fëmijë, ka marrë një kthesë të papritur.
Dy fëmijët e mëdhenj të tij me të bijën Elisabeth, 19-vjeçarja Kerstin dhe 18-vjeçari Stefan, nuk kanë pranuar të dëshmojnë kundër babit dhe njëkohësisht gjyshit të tyre, duke rrezikuar të zbehin dëshminë e së ëmës. Dëshmia e Elisabeth, e izoluar dhe përdhunuar për 24 vjet nga i ati u mbyll të mërkurën, por ka disa pjesë të saj, që duhet të konfirmohen nga dëshmia e të bijve. Sidomos vdekja e foshnjës së porsalindur nga incesti, pas tri ditësh jete. Nëse versioni i Elisabeth konfirmohet, Fritzl mund të akuzohet edhe për vrasje përveçse përdhunim, abuzim dhe shkelje të lirisë së tjetrit.