E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligj i ri në Britani: Vrisni hajdutët brenda shtëpive

Britania e Madhe ka nxjerrë një ligj të ri, që u lejon qytetarëve me të drejtë ligjore të vrasin hajdutët që u hyjnë brenda në shtëpi. Vrasja e tyre nuk do të konsiderohet më krim. 

Frenimi i vetëm është se nuk lejohet që hajduti të vritet nëse tenton të largohet dhe as nuk lejohet, që atyre t'i vihet pritë. Ligjet e reja garantojnë edhe liri veprimi më të gjerë për policinë. Komuna e qytetarëve mund të transferohet kështu nga viktimë në sulmuese, duke përdorur të njëjtat mjete të agresorit. Do të quhet e drejtë tashmë në Britani, që qytetarët ta sulmojnë agresorin në shtëpitë e tyre deri në pritje të policisë dhe nëse qëllon që ai vdes, ata kanë të drejtë ligjore të mos gjykohen për këtë. Muajt e kaluar në Britani nisi një fushatë për të quajtur ligjore të drejtën, për t'u vetëmbrojtur pas rritjes së rasteve të agresionit nga hajdutët brenda shtëpive të qytetarëve. Ka pasur raste që qytetarët kanë humbur jetën nga agresorët. Por ka pasur edhe plot raste që qytetarët janë dënuar me akuzë vrasjeje, pasi për t'u vetëmbrojtur kanë qëlluar në drejtim të hajdutëve brenda shtëpive të tyre. Një fermer anglez në vitin 2000 u dënua për vrasje, pasi i kishte qëlluar një hajduti që kish hyrë brenda në shtëpinë e tij; një tregtar këtë vit po përballet me akuzën vrasje me dashje, pasi ka qëlluar me thikë në zemër një agresor që hyri për të vjedhur në dyqanin e tij. Në këtë rast tregtari është liruar pas një procesi shumë të gjatë gjyqësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›