Starton Festivali i 9-të i Butrintit
SARANDE - Starton sot në mbrëmje edicioni i 9-të i Festivalit të Butrintit.
Ndryshe nga vitet e tjetra, këtë herë pjesëmarrja e grupeve teatrore do të jetë e përgjysmuar, duke bërë që vetëm 4 prej tyre të ngjiten mbi skenën antike. Festivali do të nisë me premierën e Teatrit Kombëtar, me shfaqjen "Trojanët" të Euripidit, e vënë në skenë nga regjisori grek Vangjelis Theoropullos. Luajnë aktorët më në zë shqiptarë si Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani, Gulielm Radoja, Ema Andrea, Marjeta Ljarja, etj. Për të vazhduar ditën tjetër me komedinë "Dundo Maroje" të Nacional Teatër të Nishit, Serbi. Për herë të parë vjen trupa e Pragës me "Fedrën" e Senekës dhe përfundon me "Ëndërr e një nate vere" të Teatrit Dramatik Shkup. Ngelen jashtë në këtë edicion rusët, grekët, rumunët, italianët, pasi sipas drejtorit të Festivalit, Alfred Bualoti kishte mungesë fondesh. "Ndonëse i varfër në numër shfaqjesh, ndoshta ky vit do të jetë një këmbanë e fundit për ata që kanë në dorë që të sillen ashtu siç duhet me festivalin e Butrintit", u shpreh ai. sh.d