Bush bllokon hetimin e Kongresit
Presidenti Bush ka refuzuar të respektojë kërkesën e Kongresit për të dhënë dokumente, që kanë të bëjnë me publikimin e identitetit të ish-agjentes së CIA-s, Valeri Wilson. Bush ka shfrytëzuar kështu privilegjin ekzekutiv.
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve, e shtyu votimin për ta vënë para përgjegjësisë ligjore për mosbashkëpunim Prokurorin e Përgjithshëm në lidhje me këtë çështje. Prokurori i Përgjithshëm, Majkël Makasi, shprehu qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë në një letër drejtuar Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformat Qeveritare, të kryesuar nga ligjvënësi demokrat i njohur tashmë për hapje çështjesh skandali kundër administratës Bush, Henri Waksman. Komisioni ka lëshuar fletëthirrjen për ta detyruar administratën e Presidentit Bush t'i japë Kongresit tekstin e një interviste të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI-së, me nënpresidentin Dik Çejni, si dhe dokumente të tjera. Demokratët që përbëjnë shumicën në Kongres kanë vazhduar hetimet lidhur me këtë çështje, që ka të bëjë me zbulimin për median të identitetit si agjente e CIA-s të Valeri Plame Wilson, bashkëshortja e ish-ambasadorit amerikan në Irak.