Gjeorgji-Shqipëri, 2-1 në Tbilisi

Duket se puna e re nuk ka nisur mirë për trajnerin e kombëtares tonë De Biasi. Shqipëria ka humbur ndeshjen miqësore me Gjoergjinë 2-1, edhe pse pjesa e parë përfundoi 1-0 për kombëtaren shqiptare.
Protagonist i këtij takimi është bërë arbitri i takimit, që ka dhënë dy penallti për Gjeorgjinë, të dyja shumë të dyshimta dhe të pritura nga Ujkani. Por, penalltia e dytë ka rezultuar fatale, pasi edhe pse është pritur nga Ujkani, pasi është kthyer topi, gjeorgjianët kanë shënuar.
Ekipi kombëtar bëri një pjesë të parë pozitive,ku shënoi që në minutën e 3 me debutuesin Edgar Cani, ndërsa pjesën e dytë e ka ulur shumë ritimin.
Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin Italian De Biasi dhe ndeshja e parë zyrtare për vitin 2012, e cila mund të konsiderohet pozitive, duke qenë se janë aktivizuar edhe shumë lojtarë të rinj.
Në ndeshjet me Gjeorgjinë, Shqipëria është mundur 6 herë, ne i kemi mundur 3 herë dhe në barazim jemi ndarë 2 herë.