Strehë për shkrimtarët e rinj
Libraria amerikane "Shakespeare and Company" ka strehuar shumë autorë të njohur të Beat-Generation, ndër ta edhe Allen Hinsberg e William Burroughs. Librari u hap në vitin 1951 dhe sot është një atraksion i qytetit. Dhoma të vogla të mbushura me libra të vjetër dhe të rinj: “Harry Potter” pranë “James Joyce”, libra poezish pranë guidave turistike. Të gjitha këto të vendosura në rafte me vetëm pak metra katrorë. Mes rafteve ndodhet edhe një piano që në gjuhën angleze të fton të luash: “Play me”. “Shakespeare and Company” – është një librari amerikane në mes të Parisit, nën hijen e dy kambanoreve të katedrales “Notre Dame”.
“Shumë klientë vijnë në librari dhe thonë, që pikërisht këtë e kishin pritur ta gjenin në Paris dhe deri më sot nuk kishin mundur ta gjenin. Është e vërtetë që në Paris nuk ka shumë vende të ngjashme”, - thotë Sylvia Whitman, që është shefe e “Shakespeare and Company”. 27-vjeçarja e pakët dhe bjonde e ka trashëguar librarinë nga babai i saj, George Whitman. George është ndërkohë 95 vjeç dhe e ka bërë librarinë atë që është sot: një institucion dhe një strehë për shkrimtarët e rinj. Ata lejohen të banojnë këtu falas dhe flenë në dyshekë të vjetër që i shtrojnë mes rafteve me libra. P.sh. John-i nga Tenesi, 20-vjeçari kokëkaçurrel është në udhëtim qysh prej shtatë muajsh dhe ka disa javë që është mik tek libraria “Shakespeare and Company”. “Unë punoj pak në librari. Jo për para, Sylvia dhe babai i saj nuk paguajnë. Por kjo është hera e parë që punoj dhe jam krenar të punoj diku. Është më mirë se sa të bësh pica apo të paketosh kartonë. Këtu është një punë e bukur”.
Mikpritja ka traditë. Miqtë e librarisë pjesërisht janë bërë të njohur. Në radhë të parë poetët e “Beat-Generation” kanë fjetur në dyshekët e Georges. Ndër ta kanë qenë p.sh. Allen Ginsberg dhe William Burroughs. Sylvia tregon historinë e babait të saj George: “Ai në vitet tridhjetë ka udhëtuar shtatë vjet rresht nëpër Amerikën e Jugut, ku ka gjetur mjaft mikpritje. Edhe ai donte ta bënte këtë. Njerëzit që vinin këtu ai i pyeste, nëse mund të shkruanin një faqe nga historia e jetës së tyre. Në këtë mënyrë ne kemi sot në librari rreth 30.000 histori nga jetë njerëzish të ndryshëm”.
Libraria mahnit jo vetëm njerëzit që flenë këtu, ndërkohë janë miq tre të rinj, por edhe turistë të panumërt. Çdo ditë libraria vizitohet nga turistë, të cilët ndonjëherë kalojnë sa për të bërë një fotografi. Libraria “Shakespeare and Company” është e hapur nga ora 11:00 deri në 23:00, një kohë e vështirë për John-in. “Në fakt është një vend i tmerrshëm për të shkruar apo për të lexuar. Më mirë është të shkosh në bibliotekë ose në ndonjë park. Por të jetosh këtu, të vazhdosh traditën, që këtu lejohen të qëndrojnë shkrimtarët, kjo më frymëzon dhe më ndihmon për të shkruar. Por nëse do të isha gjithë ditën këtu, nuk do t’ia dilja të bëja asgjë tjetër”. Të hënave në mbrëmje këtu organizohen lexime letrare nga autorë të ndryshëm, ndërkohë për shkak të motit të mirë këto veprimtari organizohen jashtë. Vijnë shumë njerëz - komuniteti britaniko-amerikan në Paris është i madh, përveç tyre vijnë dhe shumë francezë e turistë.
Libraria në bregun e Senës mund të bëhej një minierë ari, nëse Sylvia dhe babai i saj do ta dëshironin këtë. Por ato nuk duan: “Ne përpiqemi të shesim mjaft libra, në mënyrë që të mund të vazhdojmë edhe organizimin e leximeve letrare, të strehojmë shkrimtarë dhe të organizojmë festivalin tonë. Ne nuk duam të përfitojmë para edhe prej produkteve të tjera. Jam e sigurt që mund të kishim shitur edhe bluza, çanta apo artikuj të tjerë, madje mund të kishim bërë këtu edhe një kafe si Starbucks. Por kjo nuk na intereson”.
Koha ka lënë gjurmët e saj në librarinë “Shakespeare and Company” dhe kjo do të vazhdojë kështu për shumë kohë. Sylvia e ka marrë përsipër drejtimin e librarisë përpara katër vjetësh dhe nuk mendon as të bëjë ndryshime të mëdha dhe as ta lerë këtë punë. “Jo unë nuk mund ta përfytyroj që të largohem nga libraria. Unë fillimisht nuk desha, por tani është zgjedhja e duhur që jam këtu. Është mjaft interesante dhe tani për tani nuk më tërheq asgjë tjetër”.
Artistët e vegjël, turne mbarëkombëtar
Edhe më të vegjlit dinë të përcjellin art. Qendra Kulturore Kombëtare e Fëmijëve në Tiranë ka nisur provat këtë muaj për një aktivitet, i cili do të zhvillohet në shtator, ku artistët e vegjël të kësaj qendre, 7-14 vjeç, do të prezantohen me një shfaqje në Teatrin e Kukullave në kryeqytet. Më pas pritet që fëmijët e QKKF-së të japin shfaqje në disa qytete të Shqipërinë. Kjo shfaqje pritet të vihet në skenë, bazuar mbi një përmbledhje fabulash dhe krijimesh për fëmijë, të interpretuara nga vetë ata, nën punën e kujdesshme të instruktorëve të tyre.
Drejtoresha e QKKF-së, Ardita Repishti, bëri të ditur se “fëmijët, pasi të performojnë në skenën e Teatrit të Kukullave, do të interpretojnë në disa komuna të Tiranës, e më pas, në disa prej qytete të vendit. Një pjesë e aktorëve të vegjël do të interpretojnë për herë të parë në skenë, ndërsa pjesa tjetër janë fitues të konkurseve kombëtare si dhe ndërkombëtare”. Sipas saj, shfaqja do të zhvillohet me elemente të muzikës dhe koreografisë, që do të ndërthuren në mënyrë të tillë, ku aktorët e vegjël të kenë mundësi të shpalosin aftësitë e tyre.