E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Ndreca dhe 4 ish-të burgosur politik shoqërohen në polici

TIRANË- Forcat e komisariatit numër 1 kanë shoqëruar sot për një seancë pyetjesh ish-të përndjekurin politik Gjergj Ndreca. Bashkë me Ndrecën mësohet të jenë shoqëruar edhe 4 ish të burgosur politikë.

Për Ndrecën kjo nuk është hera e parë që shoqërohet në komisariat, pasi më 5 mars ish i përndjekuri pas incidenteve me deputetin e PD-së Ilir Rusmajli dhe Ridvan Bode (njëkohësisht ministër i Financave) është marë në pyetje nga forcat e rendit. Sot nuk janë bërë të ditura arsyet e marrjes së tyre në pyetje.

INCIDENTET
Më 17 shkurt Gjergj Ndreca u ndalua nga Policia e Tiranës për goditje dhe fyerje ndaj personaliteteve të njohur politik dhe jo vetëm. Ndreca së bashku me Lirak Bejkon, më datë 16 shkurt goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga ambientet e parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin Agim Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë më 1 mars Ministri i Financave Ridvan Bode është fyer teksa po kalonte para Institutit të Ish të përndjekurve politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›