Vllaznia eleminohet nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes në shtëpi me Flamurtarin
SHKODËR-Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Pero Pejiç në minutën e 62 të ndeshjes që Flamurtari, jo vetëm të fitonte sfiden e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi”, por edhe të kualifikohej në turin tjetër gjysëmfinal të kupës së Shqipërisë.
Përgjithësisht, nga ajo që u pasqyrua më fushën e lojës, duhet thënë se ka qënë një ndeshje pak a shumë e barabartë e nivelit mesatar, pa ndonjë emocion të veçantë.
Përjashtim bën vetem goli i miqve, ku meritë për këtë ka edhe shkodrani Shtubina, i cili duke qënë pjesëtar i formacionit të Flamurtarit i dha një top të artë goli, kroatit Pejiç.
Shkodranët ishin të pafuqishëm përballë një Flamurtari me një qetësi të admirueshme, që në një farë mënyre ia jepte edhe pozita në grupin B, ku edhe me një barazim, apo humbje minimale siguronin kualifikimin.
Edhe ndërrimet e bëra nga tekniku Vata duke hedhur në fushë tre forca të reja, me Bardullën, Erkoçeviçin dhe Karakaçin nuk ndryshoi asgjë në lojën e Vllaznisë, e cila vërshëllimen e fundit të takimit nga ana e gjyqtarit elbasanas Enea Jorgjinë e priti me qetësi duke e pranuar me koshiencë humbjen dhe eleminimin nga kupa e Shqipërisë.
Në konferencen për shtyp, tekniku shkodran Rudi Vata shprehu keqardhejn e largimit nga kupa e Shqipërisë duke humbur kështu një rast të mirë për pjesëmarrjen në kupat e Europës.
Ndërkohë, përformacën jo të mirë të Vllaznisë në sfiden me vlonajët, Vata ia faturoi edhe problemeve që kaloi skuadra e tij në dy ndeshjet e kaluara, sidomos ajo me Laçin, ku sipas tij, gjykimi i padrejtë ndaj Vllaznisë e ndëshkoi atë me një një humbje të pamerituar.
Ndërsa, për teknikun e Flamurtarit, tiranasin Shkëlqim Muça, fitorja dhe kualifikimi i skuadrës që ai drejton, ishte plotësisht i merituar.
Pas fitores së Skenderbeut ndaj Laçit në ndeshjen tjetër të grupit B, të kualifikuarit e këtij grupi në gjysëmfinale janë Flamurtari dhe Skëndërbeu që e mbyllen grupin me nga 11 pikë të barabarta, ndërkohë që Vllaznia dhe Laçi grumbullan nga 5 pikë.
Në dy ndeshjet e tjera të grupit A, Kastrioti mundi Tiranën 2 me 1 dhe Bylisi-Kamzën 5 me 1 duke kualifikuar, Tiranën në vend të parë me 11 pikë dhe Kastiotin në vend të dytë me 10 pikë, Bylis i treti me 9 pikë dhe Kamza e fundit me 2 pikë.
(d.b/BalkanWeb)