Miratohet pr/ligji për mbylljen e procesit të kontrollit financiar të personave juridikë jobankar
TIRANE-Këshilli i Ministrave vendosi sot propozimin e projektligjit “Për afatet dhe procedurat e mbylljes së procesit të kontrollit financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.
Sipas këtij vendimi, grupi mbikëqyrës, i emëruar dhe që ka funksionuar në përputhje me ligjin nr.8215, datë 9.5.1997, "Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë", brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i dorëzon me procesverbal personit të emëruar nga ministri i Financave arkivën dokumentare, si dhe asetet financiare e jofinanciare, të krijuara deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Financimi i kësaj veprimtarie me fondet e buxhetit të shtetit ndërpritet menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Administratori zhvillon veprimtarinë duke përdorur asetet e shoqërive subjekt kontrolli.
Për administrimin e mëtejshëm të subjekteve të kontrollit, deri në likuidimin e plotë të tyre, ministri i Financave emëron një administrator me një staf ndihmës, si dhe përcakton një limit buxhetor vjetor nga të ardhurat e subjekteve të kontrollit, për mbulimin e shpenzimeve të administrimit/likuidimit.
Administratori, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet t’i raportojë ministrit të Financave gjendjen reale të pasurive të shoqërive, subjekte të kontrollit, nëpërmjet një raporti të hollësishëm, të shoqëruar me pasqyrat financiare të vitit më të fundit ushtrimor për secilën shoqëri nën administrim. Të depozitojë në gjykatë kërkesat për faliment të të gjitha shoqërive, subjekte të kontrollit, të marra nën administrim. Të përgatisë dokumentacionin për shitje të të gjitha aseteve të paluajtshme dhe ta dërgojë në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, pranë Ministrisë së Financave.
Gjithashtu u vendos që Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave të marrë në dorëzim, për shitje, dokumentacionin e të gjitha aseteve të paluajtshme të subjekteve, objekt i këtij ligji, dhe të zhvillojë procedurat e shitjes në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të ardhurat nga shitja të derdhen në llogaritë e subjekteve të kontrollit, të vëna në dispozicion nga administratori. Administratori, në varësi të të ardhurave të siguruara nga shitja e aseteve të paluajtshme, si dhe nga arkëtimi i debitorëve, t’i propozojë ministrit të Financave koeficientin e ri të rishpërndarjes së detyrimeve për kreditorët. Koeficienti i rishpërndarjes, skema dhe radha e shpërndarjes bëhen me urdhër të ministrit të Financave.
Fondet që janë të depozituara në bankën e nivelit të dytë, e cila po realizon pagesat e kreditorëve të shoqërive, do të jenë në dispozicion të këtyre të fundit për një periudhë 5- vjeçare, nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Pas këtij afati, të gjitha mjetet monetare të patërhequra do të depozitohen në një llogari të veçantë, të hapur nga Ministria e Financave, në një bankë të nivelit të dytë. Personat përfitues apo trashëgimtarët e ligjshëm të tyre, mund të kërkojnë, pranë Ministrisë së Financave, kalimin në llogarinë e tyre personale të shumave takuese, përkundrejt paraqitjes së dokumentacionit që provon të drejtat e ligjshme te tyre. Kjo e drejtë përfundon dhe parashkruhet me kalimin e afatit prej vjetësh, nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Të gjitha proceset gjyqësore në ngarkim të debitorëve të shoqërive, subjekt kontrolli, do të vijojnë të ndiqen nga administratori, i cili do të kryejë edhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, deri në momentin që veprimtaria e tij do të vazhdojë. Me shpalljen të mbyllur të veprimtarisë së administratorit, ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë do të kryhet nga Ministria e Financave.
(d.b/BalkanWeb)