Thaci: Nuk do lejojmë zgjedhjet Serbe me asnjë cmim
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë qofshin lokale apo të përgjithshme, pavarësisht pretendimeve të saj. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, i cili i cilëson zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës të papranueshme.
“Ne ballafaqohemi me sfidën e proklamimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme nga ana e Serbisë në Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë gjithë autoritetin e vet kushtetues dhe ligjor, për ndalimin e këtij pretendimi, që ne e vlerësojmë si pretendim agresioni të Serbisë në Republikën e Kosovës. Nuk do të lejojmë organizimin e zgjedhjeve, as lokale dhe as të përgjithshme, në asnjë rrethanë, dhe me asnjë çmim. Janë të papranueshme dhe nuk do të realizohen në territorin e Republikës së Kosovës”, deklaroi kryeministri Thaçi.
Shefi i qeverisë kosovare duke komentuar qëndrimin e UNMIK, deklaron se roli i UNMIK-ut, është i tejkaluar në Republikën e Kosovës, ndërkohë që kërkon prej tij që të deklarohet kundër pretendimit ilegal të Serbisë dhe në kundërshtim të plotë me rezolutën 1244.
(el.me/BalkanWeb)