Gjergj Radoja,pianisti shqiptar i “Trio Bravo +”
Evropës ai i ka rënë kryq e tërthor. Fëmijë si violinist virtuoz, tani si pjesë e “Trio Bravo +”.
Gjergj Radoja, artisti shqiptar që rrugëtimin e tij të jetës dhe karrierës e ka bërë nga Shqipëria ku lindi, drejt Italisë ku studioi e më pas drejt Gjermanisë, ku luan. Eshtë pianisti i trios që, në fakt është një kuartet artistësh që bëjnë muzikë, muzikë që luhet në koncerte, që kompozohet për filma, që shoqëron teatro ose inskenime të suksesshme. Është kjo muzika me të cilën deri dy muajt e fundit i kanë rënë botës kryq e tërthor. Këto kohë kanë qenë më të qeta për “Trio Bravo +”. Mbasi erdhën vërdallë nëpër botë, që nga nëntori i 2006 deri në qershor të 2008, artistët janë mbledhur nëpër shtëpi. Në mes të këtij muaji ata do të takohen sërish për të dhënë koncert në Jena. “Tani nuk kemi shumë koncerte, këtë muaj janë vetëm katër, muajin tjetër kemi tre. Unë jam dy javë në Tiranë, pasi nuk kam qenë vjet dhe në shtator jemi në turne deri në fund të nëntorit”, thotë Gjergji (Giorgio), pianisti i grupit, për “Dewtsche Welle”.
* * *
Artisti shqiptar, është njëri nga katër artistët, që vijnë nga katër vende të ndryshme dhe “që kanë rrënjë evropianolindore”, shkruan kritika. Kurse për Gjergjin shkruhet se është me prejardhje multinacionale. Po çfarë prejardhje multinacionale do të pyesni? “Historia ime është e tillë. Kam ikur nga Shqipëria 10 vjeç. Kam studiuar në Milano katër vjet, pastaj erdha në Gjermani. Këtu nuk e flisnin dot emrin tim dhe meqë unë vija nga Italia, dhe aty shkruhej Giorgio, dhe më quajtën edhe këtu Giorgio. Kanë ardhur nga gazeta dhe revistat. Pjesa më e madhe nuk e kuptojnë që unë jam vetëm shqiptar, kujtojnë se jam italian, më ngatërrojnë dhe fusin aty multinacional. Në çdo intervistë unë them që kam studiuar në Itali, por nuk vij prej andej, unë kam lindur në Shqipëri. Vetëm se u duket më interesante këtyre këtu që të thonë se është multinacional se sa të thonë që është shqiptar”, thotë Gjergji Radoja.
* * *
Pra, një nga karakteristikat e grupit është multinacionaliteti që, në fakt, ka të bëjë jo vetëm me prejardhjen e tyre, por edhe me muzikën. “Ne bëjmë muzikë, aty ka nja dy-tre pjesë që janë në mënyrë lindore, sepse violinisti është rus e çifut dhe ai ka futur disa motive të tilla, si dhe unë fus motive shqiptare, jo shumë folkloristike, por merret vesh kur luaj piano, dëgjohet si muzika jonë. Secili fut nga një pjesë të veçantë, edhe pse në mënyrë specifike ne nuk bëjmë muzikë folkloristike, kështu që e kemi shumë të vështirë që të shpjegojmë se çfarë muzike bëjmë ne”, thotë Radoja. Që prej shfaqjes në Gjermani të Bregoviçit, muzika evropianolindore këtu ka marrë atë ngjyrim dhe shpesh “marka muzikë evropianolindore” mbulon edhe muzikë kiç. “Gjermanët dhe gjithë të tjerët e quajnë muzikë evropianolindore, sepse ata nuk e krahasojnë dot me gjë tjetër. Ka kritika më të kultivuara, ku e krahasojnë me muzikë filmi ose me Yan Tiersen, ose me diçka të tillë si Philip Glass. Janë komponistë filmash që kanë muzikë skurrile, që nuk merret vesh që është etnike, është folkloristike, a është gjermane. Në këtë lloj muzike na fusin dhe ne”, shprehet Radoja.
Grupi “Trio Bravo+”
“Trio Bravo +” luan me instrumente klasikë në mënyrë akustike. Ata nuk përdorin vegla elektronike. Por muzika që ata bëjnë është pak ndryshe nga ajo klasike. “Është muzikë trio bravo +. Është shumë e vështirë për ta krahasuar, sepse ne jemi katër veta, më mirë tre, se i katërti nuk kompozon, jemi tre veta që kemi fatin e madh të bëjmë atë muzikë që na pëlqen. Ne kompozojmë ato gjëra që na pëlqejnë, komplet, pa asnjë lloj barriere dhe shyqyr Zotit kjo muzikë, i pëlqen edhe njerëzve. Nëse ne na shikon së bashku, ne kemi markën tonë. Nuk ke si e krahason dot me diçka tjetër”, tregon më tej Gjergj Radoja. Megjithëse muzika e tyre është e vështirë, kjo nuk ndikon në pëlqimin e saj. Ajo luhet në koncerte, kompozohet për filma, shoqëron teatro ose inskenime të suksesshme.
Gjergj Radoja, artisti shqiptar që rrugëtimin e tij të jetës dhe karrierës e ka bërë nga Shqipëria ku lindi, drejt Italisë ku studioi e më pas drejt Gjermanisë, ku luan. Eshtë pianisti i trios që, në fakt, është një kuartet artistësh që bëjnë muzikë, muzikë që luhet në koncerte, që kompozohet për filma, që shoqëron teatro ose inskenime të suksesshme. Është kjo muzika me të cilën deri dy muajt e fundit i kanë rënë botës kryq e tërthor.