E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergji Papa: Presidenti i ri, si po perdoret nga PS Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike, Gjergji Papa, eshte shprehur se deklarata e disa perfaqesuesve te opozites, ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit, nuk kane asnje baze ligjore e kushtetuese dhe i sherbejne vetem interesave politike te opozites. Ne nje bisede dje me gazeten "Koha Jone", deputeti i mazhorances eshte shprehur se "Kushtetuta e Republikes se Shqiperise e ka te percaktuar fare qarte te gjithe proceduren e zgjedhjes se Presidentit". Per deputetin demokrat, mazhoranca do te veproje ne perputhje te plote me Kushtetuten per zgjedhjen e presidentit te ri, kur te vije koha. "Une shpreh bindjen time te plote qe deputetet e Partise Demokratike, kur te vije koha e zgjedhjes se presidentit te ri, do te veprojne ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe do te respektojne pike per pike proceduren e percaktuar ne Kushtetute",- eshte shprehur deputeti Papa. Lidhur me pretendimin e disa eksponenteve te opozites, qe nese mazhoranca e voton e vetme presidentin, Partia Socialiste duhet t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, deputeti demokrat deklaron se kjo eshte nje e drejte e opozites, por do te marrin pergjigjen kushtetuese per kerkesen e tyre. "Eshte e drejta e Partise Socialiste t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, por une jam i bindur qe Gjykata Kushtetuese, edhe ne kete rast, do te gjykoje mbi kushtetutshmerine e vendimmarrjes se Kuvendit te Shqiperise, kushtetutshmeri qe e garantojne deputetet e Partise Demokratike",- ka deklaruar Papa. Gjithashtu, deputetit te PD-se i duket totalisht i gabuar referimi i rastit te Kosoves per zgjedhjen e Presidentit. Ai tha se "referimi nga opozita i rastit te Kosoves, ne zgjedhjen e Presidentit,

eshte totalisht i gabuar. Ne Kosove vendimet jane marre duke u bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Presidenti i Republikes se Shqiperise zgjidhet duke u bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise". Prej disa ditesh, klasa politike shqiptare eshte perfshire ne nje debat lidhur me procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri, pas pretendimit te disa eksponenteve te opozites, se mazhoranca nuk ka kuorum per zgjedhjen e kreut te shtetit. Sipas ketyre zerave qe vijne nga radhet e opozites, Grupi Parlamentar i PS-se duhet ta coje ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese nese Partia Demokratike vendos ta zgjedhe presidentin pa konsensusin e opozites. Nje pretendim i tille eshte hedhur poshte nga ana e mazhorances, deputetet e se ciles kane theksuar dhe nenvizuar faktin se zgjedhja e Presidentit te Republikes eshte e percaktuar me se miri ne nenin 87 te Kushtetutes dhe nuk le vend per asnje lloj diskutimi te karakterit teknik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›