E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët krenarë për “pancerat”Joakim Lëv krenohet me lojtarët e tij

Mesfushori Mesut Ozil me golin ndaj Belgjikës i bëri një “dhuratë” Turqisë duke i dhënë një vend në play-off

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ndihet i kënaqur me fitoren e ekipit të tij me rezultatin 3-1 ndaj Belgjikës, e cila e kompletoi rekordin prefekt prej 10 fitoresh nga 10 ndeshje në kualifikimet për Euro 2012. Gjermanët e kishin siguruar kualifikimin në kompeticionin që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni që gjatë verës, por ata e kërkuan me ngulm fitoren të martën për ta ruajtur serinë perfekte. Ata arritën një rezultat impresionues, gjë e cila e bëri trajnerin Joakim Lëv të ndjehet krenar për ekipin që ka në dispozicion. “Ishte e rëndësishme ta përfundonim në këtë mënyrë. Donim thjesht ta vërtetonim se gjermanët nuk dorëzohen kurrë. Ne kurrë nuk dëshironim të kritikoheshim për një paraqitje eventuale të zbehtë. Nuk deshëm ta fitonim këtë ndeshje për Turqinë, ashtu siç nuk e mposhtëm Turqinë për Belgjikën”, deklaroi trajneri gjerman. Fitorja e Gjermanisë do të thoshte se Turqisë i nevojitej vetëm një barazim ndaj Azerbajxhanit për të shkuar në play-off. Gjermania shihet si njëri prej favoritëve për ta fituar europianin e vitit të ardhshëm.

Njëri prej golashënuesve të Gjermanisë të martën mbrëma, në fitoren 3-1 ndaj Belgjikës, Mesut Ozil, familja e të cilit është turke, kishte dy arsye për të festuar. Ai iu gëzua fitores së 10-të të gjermanëve, por edhe faktit se Turqia arriti të dalë në play-off. “Natyrisht jam i lumtur për miqtë e mi turq. Shpresoj që ata tani të kualifikohen në kampionatin europian”, deklaroi mesfushori i Real Madridit për televizionin gjerman ZDF. “Shpresoj që ata të kualifikohen pas play-offit. Pavarësisht kësaj, ne dëshironim ta fitonim ndeshjen tonë të fundit. Hasëm në vështirësi në fillim, por pas rezultatit 1-0 e e morëm ndeshjen në kontroll dhe fituam me meritë”, përfundoi ish-futbollisti i Ëerder Bremenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›