E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanët në Sarandë për politikën sociale

 

SARANDE - Një grup prej 30 vetash nga Bildungsreisen, një nga 16 landet e Gjermanisë, vizitoi dje qytetin e Sarandës. Ata erdhën nëpërmjet Korfuzit dhe u pritën në bashkinë e qytetit nga zv.kryetari Fatos Mullai. Interesi i tyre lidhej me politikën sociale të vendeve në zhvillim e në këtë kuadër edhe për Sarandën. Doktor Karlheinz Durr, që kryesonte grupin, është shprehur për mosnjohjen ose njohjen që kishin ata më parë për Shqipërinë, si njollë në hartën e Evropës. Për ata nuk ekzistonte as në hartë dhe se njihej si pjesë e Jugosllavisë. Ndërsa ndryshimi i sistemit, liria e lëvizjes dhe e kontakteve ka krijuar për ta mundësinë që të sqarojnë njerëzit në Gjermani, duke u thënë se ka një Shqipëri moderne. "Qëllimi ynë është të mësojmë më tepër për Shqipërinë, dhe t'u themi se çfarë duhet bërë këtu për të përmirësuar jetesën", u shpreh dr.Durr. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›