E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i kontenjerëve, reagojnë aleancistët

 

VLORE - Pas prezantimit në Tiranë, në prezencë të Kryeministrit Berisha të projektit të portit gjigant të kontenjerëve, përfaqësuesit e firmës "Zumax Ag" mbërrijnë në Vlorë. Ata prezantuan projektin përpara drejtuesve të pushtetit vendor, deputetëve dhe grupeve të tjera të interesit dhe biznesit. Përfaqësuesit e firmës pohuan se projekti do t'i japë impakt të rëndësishëm zhvillimit ekonomik të Vlorës. Por në prezantimin e këtij projekti janë pozicionuar sërish skeptikë aleancistët. Ata pohuan se nuk thuhet asgjë nëse ky projekt do zhvillojë turizmin në Vlorë. Sipas tyre, mbase do të ishte më mirë që porti të ndërtohej në një zonë më të largët, ndërsa sugjeruan që vlonjatët të informohen për projektin. Ndërsa kryebashkiaku Gjika shprehu në mënyrë indirekte pakënaqësi. Sipas tij, bashkia nuk është informuar për këtë projekt nga qeveria.                                          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›