E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri suedez Lagerbak mban sekret gjithçka: Shqipëria e fortë, por s’kemi frikë

 

Holanda fitoi në kohën shtesë, Bullgaria barazoi në minutën e 87-të dhe i shpëtoi një penalltie në minutën e fundit. Vetë Suedia ka humbur në Tiranë, ndonëse bëhet fjalë për katër vjet më parë dhe në një miqësore. Lars Lagerbak i di mirë peripecitë e skuadrave të forta në stadiumin “Qemal Stafa”, prandaj është tepër i kujdesshëm në prag të përballjes së sotme me Shqipërinë. “Nuk mund të tregoj asgjë. Edhe formacionin nuk kam pse ta bëj të ditur. Deri në momentin e fundit do të jetë sekret. Natyrisht që disa lojtarë kohët e fundit kanë treguar shenja lodhjeje. Me siguri do të presim një ndeshje shumë të vështirë. Unë mendoj se ekipi shqiptar është po ai si para katër viteve. Ka lojtarë shumë të aftë, shumë të zotë. Luajnë shumë mirë e janë të rrezikshëm para portës. Besoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Të gjitha ndeshjet ndërkombëtare janë si një finale. Nuk ka rëndësi ndeshja e parë apo të tjerat në ndeshjet në grupe. Sigurisht që kemi ardhur për të marrë pikë. Edhe sikur të marrim një rezultat tjetër, ne duhet të mendojmë për anën psikologjike të grupit të lojtarëve, pavarësisht nga rezultati”, tha Lagerbak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›