E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikumi preferenca e turisteve

Plazhet e Radhimës e të Orikumit këtë verë janë destinacionet turistike të shumë preferuara për vizitorët jo vetëm shqiptar, por edhe të huaj. Diku bregdeti ranor, diku ai shkëmbor, gjatësi plazhesh të bukur e të mirë-administruar nga operatorët turistik të zonës, por edhe nga Bashkia e Orikumit, kanë përcaktuar këtë sezon një sukses të padiskutueshëm dhe rekord në numrin e vizitorëve, kryesisht në këto javë të sezonit turistik. Me një vijë të gjatë bregdetare, zona e Orikumit, përbën një nga ofertat më të gjera për pushuesit, jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për atë arkeologjik. Turizmi bregdetar gërshetohet me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, ku mjafton të përmendim parkun arkeologjik të Orikumit, i cili çdo ditë qëndron i hapur për të pritur vizitorë, të cilët mund të njohin vlerat tona kulturore. 
Kryetari i bashkisë së Orikumit,  Gëzim Çapo u shpreh se prej nisjes zyrtare të sezonit turistik, në fillim të muajit qershor, janë marrë një sërë masash, për të pasur një ofertë të mirë turistike, si për pastërtinë e plazheve publike e private, mirëmbajtjen e tyre sistematike etj. 
E pandotur ende masivish, pa ndërtime abuzive dhe kanalizime të disiplinuara në pjesën dërrmuese të plazheve, Orikumi gjatë gjithë vijës bregdetare mund të shijohen nga pushuesit , duke u kthyer në një atraksion real dhe një potencial i mirë në turizmin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›