Gjermani, 1 sanduiç i konsumueshëm pas 64 vitesh!
BERLIN- Një sanduiç amerikan i vitit 1948, që një pensionist gjerman ia kishte besuar shërbimeve të ushqimit në rajonin ku ai jetonte, për qëllime ekspertize, doli se ishte i konsumueshëm pas 64 vitesh.
Hans Feldmeyer, një farmacist në pension, 87 vjeç, kishte marrë këtë kuti në mensën e universitetit "Rostock" në veri të vendit në vitin 1948, në një moment kur Evropa, e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, jetonte nën ''serumin'' amerikan.
Që mos ta hidhte, iu drejtua zyrës rajonale të ushqimit "Mecklenbourg-Pomerani" në verilindje të vendit, për të parë nëse sanduiçi ishte ende i konsumueshëm.
"Analiza tregoi se produkti sigurisht kishte humbur pak shijen dhe erën, por që ende mund të konsumohej. Sanduiçi kishte një pamje disi jo të qartë, ishte paksa e vështirë të njihej dhe kishte shije të ndenjur, por sipas kërkesave aktuale të freskisë dhe të përbërjes, ishte ende i shijshëm. ", deklaroi drejtori i zyrës, Frerk Feldhuse.
(el.me/afp/BalkanWeb)