Zbulohet kompjuter që mendimet i kthen në fjalë

Kjo duket të jetë si një film fantastiko-shkencor, por është realitet. Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur rrugën për të lexuar mendjen, duke përdorur një program kompjuterik që mund të dekodojë aktivitetin e trurit dhe ta përkthejë atë në fjalë.
Shkencëtarët thonë se kjo teknikë do ndihmojë për të kuptuar e më pas luftuar disa sëmundje, por ekziston një frikë se programi mund të përdoret edhe për qëllime të tjera.
Neuroshkencëtarët e universitetit Berkeley në Kaliforni kanë vendosur elektroda në kafkat e pacientëve për të monitoruar informacionin në lobin temporal.
Kur pacientët dëgjonin dikë duke folur, programi analizonte se si truri procesonte dhe më pas riprodhonte fjalët që dëgjoheshin.