GSH: Në pranga 4biznesmenë, në akuzëpër trafik droge
TIRANE- Një operacion top sekret i skuadrës së antikrimit të organizuar ka vënë në pranga katër biznesmenë, nga të cilët tre ndërtues. Gazeta Shqiptare shkruan sot se operacioni është kryer në Tiranë dhe Vlorë dhe se biznesmenët shqiptarë ishin në listën e shumë të kërkuarve nga autoritetet italiane, të cilat i kishin në hetim e ndjekje për trafik ndërkombëtar droge.
Gazeta informon se arrestimet janë koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të dyshuarit janë siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Gazeta Shqiptare shkruan se në pranga janë tre ndërtuesit vlonjatë, Panajot Diamanti 34 vjeç, Arben Veliko, 43 vjeç dhe Sokol Kashta. Ndërsa në orët e pasdites grupet operacionale shoqëruan dhe pritej ekzekutimi i arrestit edhe për një biznesmen tjetër në Tiranë. Të arrestuarit mësohet se mbaheshin nën vëzhgim nga skuadrat e operacioneve speciale prej ditësh dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm është dhënë urdhri për hyrjen në aksion.
Policia italiane dyshon se ndërtuesit e arrestuar dje kryenin pastrimin e parave, duke investuar para nga grupi kriminal që vepronte në Apenine. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur qysh dje verifikimin e pronave të katër biznesmenëve të arrestuar, të cilat do të jenë objekt hetimi për origjinën e të ardhurave për ndërtimin e tyre.
(s.g/balkanWeb)