Shkodër, vdekjae 38 vjecaritpolicia: U vetëvra
SHKODER- 38 vjecari i cili u gjet i vdekur pal metra larg banesës së tij në fshatin Bërdicë të Shkodrës është vetëvrarë. Lajmi është konfirmuar për NEWS24 nga policia e qytetit e cila pasi ka bërë verifikimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes ka konkluduar se viktima është vrarë duke qëlluar veten me armë zjarri.
Dashamir Cerjani, babai i tre fëmijëve u gjet i vdekur mbrëmjen e së shtunës pak metra larg banesës së tij. Në fillim policia nisi hetimet dhe për një vrasje të mundshme, por pas marrjes në pyetje dhe ekspertizës së pistoletës u konfirmua se viktima ka qëlluar veten. Policia thotë se Cerjani dyshohe për dy vrasje të kryera në qytetin e Shkodrës në 1998, por gjykata e kishte shpallur të pafajshëm.
(s.g/BalkanWeb)