E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kontrollorëte fluturimeve anullojnë grevën

ATHINE- Kontrollorët e fluturimeve në Greqi kanë anulluar grevën 24 orëshe e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot më 25 korrik. Greva u anullua pasi një gjykatë e quajti ilegale veprimin sindikalist.

“U mblodhëm dhe kemi vendosur tërheqjen nga greva pas vendimit të gjykatës “ thuhet në komunikatën e shpërndarë për shtyp nga sindikata. Greva ishte parashikuar për të kërkuar paga më të larta.

Sindikata e kontrollorëve të fluturimeve nuk u përfshi në grevat e tjera paraardhëse që paralizuan Greqinë në maj dhe në qershor, kundër masave të marra nga qeveria për të dalë nga kriza ekonomike.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›