E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, 36 klube fituan 1,75 miliardë euro

Gjatë sezonit të kaluar, të ardhurat e futbollit gjerman janë rritur duke kapur shifra rekord. Sipas Ligës së Futbollit (DFL), 36 klubet e dy Ligave më të rëndësishme kanë përfituar një total prej 1,75 miliardë eurosh (2,73 miliardë dollarë). Kjo shifër është 15 për qind më e lartë se ajo e një viti më parë. Klubet kanë përfituar nga disa të ardhura ekstra, të cilat kapin shifrën e afro 50 milionë eurove nga Kupa e Botës 2006, që u zhvillua në Gjermani. Njëkohësisht është rritur edhe publiku femër në stadiume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›