Hoze Murinjo preferon Barçën
Pasi deklaroi se do të largohej në fund të sezonit, Roberto Mançini e ktheu vendimin dhe duket se tashmë synon të qëndrojë te Interi edhe për sezonin e ardhshëm. Murinjo ishte alternativa e parë për stolin zikaltër, por sipas spanjolles "El Mundo Deportivo", tekniku luzitan është më shumë i përqendruar te Barcelona. Pozitat e Frenk Rajkard nuk janë aspak komode dhe sipas gazetës, Murinjo duket se i është përgjigjur kontaktimit nga Interi me fjalët: "Po pres një telefonatë nga Barça!".