E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Berishës i kërkohet miratimi i ligjit të dosjeve



Kryeministri Sali Berisha vijoi axhendën e tij në Gjermani, ku fillimisht mori pjesë në forumin e fondacionit “Adenauer”, ku foli për ndikimet e diktaturës komuniste në Shqipëri. Forumi i organizuar për Shqipërinë, trajtoi mjaft çështje që lidhen me Shqipërinë dhe njëra prej tyre ishte ligji i dosjeve. Ndonëse i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, sekretari i përgjithshëm i fondacionit “Adenauer” Mikael Tilen, në takimin me Berishën, kërkoi që ky ligj të vihet në zbatim. “Ky ligj është diskutuar në mënyrë kontroverse në vendin tuaj si edhe në botën e jashtme. Ne i urojmë Shqipërisë që ky diskutim të arrijë në një rezultat që t’i japë një impuls të fuqishëm pajtimit shoqëror në këtë vend”, - tha Tilen. Ai vlerësoi rolin e Kryeministrit Berisha në realizimin e reformave që mundësuan anëtarësimin në NATO. “Në qershor do të keni zgjedhjet parlamentare. Vendi juaj do të pranohet këtë vit si anëtar me të drejta të plota në NATO dhe kjo na gazon shumë, pas kësaj qeveria juaj po përpiqet të fitojë statusin e vendit kandidat të BE-së”, - deklaroi Tilen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›