Gjermani Jerat zëvendëson Krasniqin

Lideri i Superligës, Prishtina ka bërë ndryshime në krye të shtabit teknik. Trajneri i deritanishëm, Ramiz Krasniqi nuk do të jetë më timonier i bardhekatërve.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur që në vend të prishtinasit, në krye të ekipit ta emërojnë një trajner të huaj. Gazeta Express ka mësuar se pasardhës i Krasniqit do të jetë gjermani Wolfgang Jerat.
56 vjeçari ka drejtuar disa skuadra të Gjermanisë. Në vitin 2003 ai ishte trajner i Kolnit derisa gjatë karrierës kishte drejtuar edhe Wuppertalerin dhe Bonner SC.
Mësohet se drejtuesit e FC Prishtina, trajnerin e deritanishëm Ramiz Krasniqin do ta emërojnë drejtor sportiv të ekipit të parë ose drejtor në shkollën e futbollit.