Pirlo mungon ndaj Lazios?

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo është në dyshime për ndeshjen e radhës derbi në Serie A përballë Lazios.
32-vjeçari shmangu stërvitet e të enjtes pasi u ankua për një problem në muskul. Besohet se Pirlo do t`u nënshtrohet një varg testesh gjatë ditës së sotme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe nëse ai do të jetë në gjendje të udhëtojë në Olimpico të Romës.
Mungesa e Pirlos mund të ishte një goditje për trajnerin Antonio Conte, pasi ish-mesfushori i Milanit ka qenë shtylla e suksesit të Juves këtë sezon dhe ka luajtur në çdo ndeshje.
Juventus dhe Lazio ndajnë kreun e tabelës së Serie A, që të dyja me nga 22 pikë, edhe pse Bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.