Sahin: Reali, klubi më i mirë në botë

Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin, ka lavdëruar Jose Mourinhon duke e quajtur trajnerin më të mirë në botë, ndërsa klubin spanjoll e etiketon si klubin më të mirë në botë.
Sahin luajti 90-minutat e para të plota me gjigantin spanjoll gjatë të martës në fitoren 6-2 ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve. Pas kësaj paraqitje të tij për Realin, mesfushori turk është shprehur i kënaqur me zgjidhjen që ka bërë.
“Mourinho më tha se ai më dëshironte në ekipin e tij. Fakti se Madrid dhe Mourinho më kërkuan, e bëri vendimin tim më të lehtë. Ai është një person i mrekullueshëm dhe trajneri më i mirë, ai kurrë nuk është i kënaqur kur ju jepni 97 për qind”.
“Unë nuk erdha për para. Ata që më njohin e dinë se unë kam qëllime të larta. Ëndrra ime e fëmijërisë është plotësuar në Dortmund, që ishte të fitoj Bundesligën, dhe e bëra këtë me talent dhe me ndihmën e Zotit. Pastaj, isha në gjendje të marr një hap logjik, që ishte të shkoj në klubin më të mirë në botë”, ka thënë Sahin për Bild.