E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani/ Konference Bienale te Partneritetit me Gardat Kombetare te SHBA-se

Në ditën e parë të konferencës, Gjeneral Gjunkshi zhvilloi një takim të rëndësishëm me Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës në Evropë (SACEUR), Admiral Stavridis.

Admiral Stavridis vlerësoi në mënyrë maksimale kontributin e Shqipërisë dhe të FA në Afganistan si dhe pjesëmarrjen e trupave ushtarake dhe policore shqiptare në OMLT për trajnimin e ushtrisë, por edhe të policisë afgane.

Ndër çështjet me rëndësi të takimit mes ushtarakëve të lartë ishte dhe reforma në fushën e mbrojtjes, ku theksi u vu në pika të tilla si Ecuria e Procesit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, Vlerësimi dhe Përcaktimi i Kapaciteteve “niche” që ofron Shqipëria për Aleancën, kontributi i Forcave Speciale (EOD) dhe Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Gjunkshi u takua edhe me Drejtorin e Qëndrës Marshall, Gjeneral Lejtnant Keith Ë. Dayton, ndërsa vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e madhe që Qendra Marshall ka dhënë në edukimin dhe trajnimin e personelit ushtarak e civil, jo vetëm të Ministrisë së Mbrojtjes por edhe Ministrive të tjera, si ajo e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme.

Përfaqësimi në këtë Konferencë është në nivelin e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, ku marrin pjesë Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të 22 vendeve dhe përfaqësuesit ekuivalent nga Garda Kombëtare të SHBA-së. Konferenca përkon edhe me 20 vjetorin e fillimit të Programit të Partneritetit me SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›