Organi Shteteror i Autorizuar Koncensionari i Porto Romanos te realizoje aktivitetin e nje porti te hapur nderkombetar
Organi Shtetëror i Autorizuar, që përbëhet nga tre ministri: ministria e Ekonomisë, ministria e Transporteve dhe ministria e Mjedisit, ka dalë me një vendim përfundimar për marrëveshjen e Koncensionet me Shoqërinë Porti-Romano.
Pas problematikave që kanë karakterizuar këtë port, specialistët e Organit Shtetëror kanë mbikëqyrur dhe dalë me një vendim për veprimtarinë në këtë port. Sipas këtij vendimi, koncensionari I Porto Romano duhet të relaizojë aktivitetin e një porti të hapur ndërkombëtar, duke respektuar kështu edhe konkurrencën e lirë.
Në bazë të këtij vendimi, I cili është firmosuar nga drejtuesit e tre ministrive, shoqëria koncesionare Porto-Romano duhet të garantojë shkarkimin e të gjitha shoqërive të tjera që disponojnë depozita gazi të lëngshëm. Gjithashtu, sipas këtij vendimi, shoqëria koncesinare duhet të veprojë në përputhje me standardet e Autoritetit të Kunkurrencës, duke garantuar një treg të hapur dhe konkurrues në aktvitetin e transportit dhe tregtimit të naftës.
Një vendim i tillë hyn në fuqi menjëherë. Shqetësimet në këtë port, erdhën pasi koncesionari i Porto-Romanos nuk lejonte shkarkimine anijeve që kishin depozita gazi.